E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruli: Cmimi i bukës do vazhdojë të rritet

TIRANË- Ministri i Bujqësisë Genc Ruli ka paralajmëruar sot se cmimi i drithrave dhe për pasojë dhe ai bukës do vazhdojë të rritet për shkak të konujkturave që paraqet tregu nderkombetar.

‘Ajo që sigurisht ka ndikuar në paketën e cmimeve të produkteve ushqimore kanë qënë drithërat. Prodhimi vendas i produkteve të ndrithërave tek ne nuk mbulon më shumë se 20%, të nevojës së konsumatorit. Përderisa ne importojmë rreth 80% te drithërave dhe të miellit nga jashtë ne padyshim çmimin e marrim nga importi.’- ka deklaruar Ruli.

Ndërkohë ministri pranoi se qeveria nuk mund të bëjë asgjë për të frenuar këtë rritje vecse të shikojë mundësinë e shmangies së spekullimeve në tregun vendas.

‘Sigurisht kujdesi po ushtrohet, ne po ndjekim fenomenin dhe bashke me organet tatimore po shohim nje rrirrje të pashmangshme të cmimit te drithërave, që është imponuar nga tregu botëror dhe konjuktura boterore, të mos ketë hapesirë për një spekulim që i mbivendoset kësaj rritje objektive te cmimit .’- ka sqaruar Ruli.

Sipas ministrit prodhuesit vendas kanë probleme të mangësisë infrastrukturore ndaj për këtë arsye nuk krijojnë atë që quhet sasi e stokut që e zbut ndikimin e menjëhershëm të cmimit.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›