Ruli: KESH do eksportojë energji në Greqi
KESH po eksporton energji drejt Greqisë. Pas përmirësimi të situatës hidrike në vend, Korporata vendosi që të nisë eksportin e energjisë drejt shtetit helen. Eksporti i energjisë ka nisur që nga data 22 janar dhe do të përfundojë më 28 janar. Kështu është shprehur dje gjatë analizës vjetore të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, kreu i kësaj ministrie Genc Ruli. "KESH do t`i shesë PPC s.a.-së, energji elektrike 8 orë në ditë në intervalet kohore 09:00-13:00 (4 orë) dhe 16:00-20:00 (4 orë), nga dita e hënë deri në ditën e shtunë, me një kapacitet 200 MË në total" tha Ruli. Sipas tij, çmimi/njësi i shitjes së energjisë elektrike do të jetë çmimi/njësi i bursës së Greqisë, për çdo orë- minus 4 për qind. Këto 4 për qind janë humbjet e transmetimit të HTSO (OST Greke) dhe çmimet e bursës nuk i përfshijnë këto humbje. Bursa greke administrohet nga HTSO. Gjatë deklaratës së tij të djeshme, ministri Ruli sqaroi edhe detajet e negociatave mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë çeke për shitjen e OSSH-së. Sipas tij, grupet negociatore janë në përfundim të punës dhe brenda dy javëve të para të shkurtit pritet nënshkrimi i kontratës.
Fierza
288.56 metra kuota në Fierzë
432 m3/sek prurjet në Fierzë
18,066 milionë kwh prodhimi i energjisë
3,195 milionë kwh importi
21,261 milionë kwh konsumi ditor i energjisë