E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Ballkani në momente historike

 

Kryetarja e Kuvendit gjatë vizitës zyrtare në Malin e Zi u taku me kryeparlamentarin Ranko Krivokapiç, Presidentin Vujanoviç dhe Ministrin e Jashtëm, Rocen. Në këto takime janë vlerësuar së tepërmi marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje. "Rajoni, tha Kryetarja e Kuvendit, po përjeton momente historike dhe po përshpejton hapat drejt NATO-s dhe BE-së". "Ndaj, çdo sukses i secilit prej vendeve të Ballkanit Perëndimor është një sukses për të gjithë rajonin tonë. Shqipëria, pas marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO, po punon fort për ratifikimin e protokollit të anëtarësimit ndërsa sapo ka përmbyllur në një kohë shumë të shpejtë ratifikimin e MSA-së nga vendet anëtare të BE-së", deklaroi Topalli. Presidenti Vajanoviç theksoi se "Shqipëria është një shembull i mirë për sa i përket përshpejtimit të rrugës integruese dhe Mali i Zi mund të përfitojë shumë nga përvoja juaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›