Nepravishta përsëri në krye të ERE
Bujar Nepravishta propozohet sërish nga Kuvendi si Kryetar i Bordit të komisionierëve të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike dhe për pesë vitet e ardhshme. Në mbledhjen e djeshme të Komisionit Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese janë diskutuar dy kandidaturat si anëtarë pranë ERE-s, të Bujar Nepravishtës dhe të Shkëlqim Bozgos. Nepravishta është propozuar si kryetar i këtij institucioni. Nisma për t'u riemëruar është firmosur nga Ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, kryetarët e komisioneve të Ekonomisë dhe i Veprimtarisë Prodhuese, Edmond Spaho dhe Ylli Bufi. Deputetët e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese kanë vlerësuar pozitivisht dy kandidaturat e paraqitura. I vetmi që ka kontestuar procedurën e ndjekur për caktimin e anëtarëve ka qenë deputeti socialist Ndriçim Hysa.