Administrimi i taksave, ja udhëzuesi i ri
Është promovuar dje udhëzuesi i ri për administrimin e taksave dhe tarifave vendore. Gjatë ceremonisë, zëvendësministri i financave, Mimia u shpreh se "USAID është gjithnjë një hap përpara donatorëve të tjerë, pasi merr përsipër dhe zbaton programe të një rëndësie të veçantë për vendin tonë". Sipas tij, në kuadër të Sfidës së Mijëvjeçarit, filloi në vendin tonë projekti për prezantimin dhe pagesën on line të tatimeve. Ndërkohë që me kontributin e USAID-it, u ngrit Qendra Kombëtare e Biznesit (QKR) përmes së cilës regjistrimi i bizneseve kryhet brenda pak orëve, si dhe aplikimi i prokurimeve publike elektronike, e cila vlerësohet si një nga krenaritë e aktiviteteve qeveritare. Botimi i udhëzuesit të ri për administrimin e taksave vendore dhe lokale u mundësua përmes programit të USAID, për Qeverisjen Vendore në Shqipëri.