E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mima, kritika edhe ndaj doganave

 

Gjatë analizës vjetore të administratës doganore, zëvendësministri i financave, Florjon Mima, nuk ka kursyer kritikat edhe ndaj administratës doganore. "Do të doja t'i kishit kushtuar vëmendje më të madhe objektivave që kanë të bëjnë me procedurat doganore, duke i thjeshtuar më tepër ato, duke lehtësuar në këtë mënyrë tregtinë e ligjshme dhe ulur kohën e zhdoganimit të mallrave" tha Mima. Një tjetër aspekt në të cilin z.Mima kërkoi më tepër efikasitet, ishte edhe ai i çmimeve të referencës. Sipas tij, për vitin 2009 administrata doganore duhet të vendosë një harmonizim dhe unifikim të çmimeve të referencës në çdo pikë doganore, pasi sipas tij, lidhur me këtë çështje ka pasur ankesa të shumta nga komunitetit i biznesit. Ndërsa, sipas kreut të doganave, Dervishi, realizimi i të ardhurave doganore për 4 vjet është i qëndrueshëm e në rritje. Të ardhurat doganore gjatë vitit 2008, shënuan një rritje prej 13 %, krahasuar me vitin 2007, duke arritur në 104, 986 miliardë lekë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›