E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruli: “Kontratë e rëndësisë së veçantë për kaskadën e Devollit”

Autori i Lajmit: red.
Një ditë pasi Këshilli i Ministrave i hapi rrugë një prej dy projekteve të rëndësishme në fushën e energjetikës, ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, i ka cilësuar të një rëndësie të veçantë investimet që pritet të bëhen në këtë sektor strategjik. Gjatë seancës plenare, ai vlerësoi si të një rëndësie të veçantë dhënien e kontratës me koncension të kaskadës së Devollit ku parashikohen të ngrihen 3 hidrocentrale përfshirë atë të Banjës, një investim ky prej 1 miliard eurosh, si dhe premtoi furnizim normal me energji elektrike dhe për vitin 2009. Këto deklarata të ministrit të Ekonomisë dhe Energjetikës vijnë një ditë pasi Këshilli i Ministrave kaloi dhe një tjetër vendim të rëndësishëm, miratimin e kontratës koncesionare me kompaninë italiane “Trans Europian Energi” për ndërtimin në parkun energjetik të Fierit, të gazsjellësit nënujor, projekt ky i miratuar nga kryeministri Berisha dhe homologu i tij Italian, Silvio Berluskoni, gjatë vizitës së këtij të fundit në Tiranë, pak muaj më parë.
Ky lajm është publikuar: 23/01/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›