Cërvenkovski: Kompromis për emrin
Këtë e tha presidenti i Maqedonisë Branko Cërvenkovski në fjalimin e mbrëmshëm në Asamblenë e 63-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Cërvenkovski paralajmëroi se çfarëdo këmbëngulje që Maqedonia të pranojë kompromis do ta destabilizojë vendin nga brenda dhe do ta nënçmojë.
"Nëse kuptimi i integrimit tonë në institucionet ndërkombëtare është që me atë të kontribuojmë për stabilizimin e shtetit, kjo do të thotë se nuk guxojmë të lejojmë që, me kompromis të keq, të jemi të destabilizuar nga brenda dhe të nënçmuar", bëri të ditur Cërvenkovski.
Ai tha se Maqedonia konstruktivitetin e vet në negociatat nën mandatin e Kombeve të Bashkuara vazhdimisht e konfirmon me shumicën e propozimeve dhe lëshimeve të bëra gjatë këtij procesi shumëvjeçar.
"Fatkeqësisht, më duhet të konstatoj se pala tjetër nuk tregoi nivel të njëjtë të përkushtimit ndaj detyrimeve të marra, që u konfirmua me shkeljen flagrante të Marrëveshjes së përkohshme që të dyja vendet e firmosën në vitin 1995", tha Cërvenkovski.