Slloveni, kërkohet ripërsëritje zgjedhjeve
Partia Demokratike Sllovene (SDS) e kryeministrit Janez Jansha parashtroi ankesa për shkak të parregullsive dhe paligjshmërive në punën e këshillave zgjedhore në dy njësi zgjedhore në Lubjanë.
Sipas Janshës, parregullsitë kanë të bëjnë me 31 vendvotime, ndonëse pas zgjedhjeve, ai deklaroi se fitoren demokratëve socialë ua ka sjellë Lubjana.
Kryetari i SDS-së është i pakënaqur me disfatën në zgjedhje, në të cilat, sipas rezultateve të deritanishme jozyrtare, me një vend më shumë në Parlament fitoi partia e Demokratëve Socialë të Borut Pahorit.