Kuvajti nis procesin për njohjen e Kosovës
PRISHTINë- Një delegacion i Partisë së Drejtësisë, i kryesuar nga kryetari i saj Ferid Agani gjatë qëndrimit në Kuvajt ka marrë premtime nga kryetari i Parlamentit të këtij vendi Shejh Xhasim El Harafi, që shumë shpejt do të nisë procesin për njohjen e Kosovës. Kryetari i PD-së, Ferdi Agani falenderoi kryeparlamentarin Harafi për mikpritjen dhe mirëkuptimin për njohjen sa më parë të shtetit të Kosovës. Delegacioni i PD së shoqërohej nga kryetari i Komisionit ndërparlamentar Kuvajt Shqipëri, Dr. Velid Tabtabai, i cili është një mik i madh i shqipëtarëve në këtë rajon.(m.a/qik/BalkanWeb)