Tadic: Bojkot betimit të Josipovic, është Sejdiu
BEOGRAD- Presidenti serb Boris Tadic nuk do të marrë pjesë në ceremoninë inaguruese të presidentit të ri kroat Ivo Josipovic që mbahet në shkurt në Zagreb. Lajmi u bë i ditur nga mediat në Beograd, sipas të cilave shkak është bërë prania e presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu në këtë event të rëndësishëm rajonal. Më përpara, Tadic kishte deklaruar se duke marrë pjesë në një ceremoni së bashku me presidentin Sejdiu do të nënkuptonte se Serbia e ka njohur shtetin e Kosovës në mënyrë indirekte. Ndërkaq, presidenti Serb pritet të marrë pjesë më 22 janar në seancën e Këshillit të Sigurimit që mbahet për Kosovën. Në këtë seancë të OKB-së, do të jetë i pranishëm edhe Ministri i Jashtem Serb Vuk Jeremiç, bën të ditur e përditshmja Beogradase Politika. Tadic pritet të mbajë një fjalim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ndërsa pritet vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. (e.n/News24/BalkanWeb)