Në maj, operatori i katërt në treg
12/12/2008 Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare hap zyrtarisht garën
Më 23 janar lexohen ofertat zyrtare. Çmimi minimal 5 milionë euro
Kompania e katërt celulare do të jetë në treg në maj të 2009-s. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka hapur zyrtarisht garën për kompanitë që duan të marrin pjesë në tender. Në dokumentin zyrtar, AKEP-ja ka specifikuar çmimin minimal që është 5 milionë euro dhe të gjitha kriteret e pranimit të ofertuesve, të cilët mund të jenë operatorë të huaj ose vendas. Kushti është që deri në fund të 2007-s, çdo pjesëmarrës në tender duhet të ketë pasur jo më pak se 500 mijë abonentë, si operator i një rrjeti celular dixhital telefonik. Fituesi duhet të fillojë brenda gjashtë muajsh ofrimin e shërbimit për publikun.
Ofertat
Ofertat dorëzohen me shkrim, dorazi ose përmes postës, të nënshkruara dhe të mbyllura në zarf. Tenderi do të zhvillohet në prani të Komisionit të Vlerësimit të Ofertës në datën 23 janar 2009. Në këtë datë do të bëhet hapja e ofertave në prani të ofertuesve. Përjashtohen nga pjesëmarrja në tender të gjithë sipërmarrësit, aksionerë të tyre si dhe ortakëve të tyre të çdo lloji, të autorizuar për përdorimin e brezave GSM (900 dhe 1800 MHz) në vend.
Kriteret e vlerësimit
Ndër kriteret e vlerësimit të ofertave do të kenë përparësi, sipas dokumentit zyrtar, çmimi i ofertës, koha e mbulimit me shërbim në shkallë gjeografike, tarifat e shportës së shërbimeve, si dhe aftësitë dhe eksperienca. Për secilën prej tyre komisioni do të bëjë vlerësimin me pikë. “Ofertuesi duhet të përfshijë në ofertën e tij propozimin për një paketë tarifore me çmimet maksimale të tarifave të përdoruesit që do të hyjë në treg, në rast të përzgjedhjes si fitues”, - thuhet në dokument. Kështu, shpenzimet llogariten vjetore, në lekë dhe pa TVSH. Do të vlerësohet me 45 pikë oferta, e cila përmban paketën me shpenzimin më të ulët. Ofertat me shpenzim më të madh se 14 600 lekë do të vlerësohen me zero pikë.
Shpallja e fituesit
Edhe pse hapja e ofertave zyrtare të tenderit është parashikuar të bëhet në janar dhënia e autorizimit do të bëhet vetëm në maj të viti të ardhshëm. Sipas afateve të përcaktuara tashmë nga AEKP-ja, shpallja e fituesit nga ky institucion do të bëhet deri më 8 prill të 2009. Brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit të fituesit do të bëhet pagesa për çmimin e ofertës nga fituesi. “Pagesa për frekuencat e alokuara bëhet brenda 10 ditëve nga data e marrjes së njoftimit të fituesit dhe dhënia e autorizimit individual bëhet brenda 10 ditëve nga data e marrjes së njoftimit të fituesit”, - thuhet në dokument.
Çmimi minimal
Çmimi minimal për ofertuesit do të jetë 5 milionë euro. Gjithë ofertuesit e tjerë do të skualifikohen, nëse nuk përmbushin këtë kriter. Këto para, sipas dokumentit zyrtar të AKEP-së, do të derdhen prej fituesit të tenderit në buxhetin e shtetit. Pagesa kryhet nga ofertuesi fitues brenda 7 ditëve nga marrja e njoftimit. Ndërsa autorizimi individual do të jetë i vlefshëm për një periudhë 15-vjeçare, me mundësi rinovimi. Sipas dokumentit, kandidatët duhet të paraqesin edhe sigurimin e ofertës në vlerën 100 000 euro, i vlefshëm për një periudhë kohore prej 150 ditësh nga data e hapjes së ofertave.