Memushi: Respektoj format demokratike
Deputeti i Partisë Socialiste, Luan Memushi, u deklarua publikisht dje lidhur me kontestimet për Kodin e ri Zgjedhor. "Unë mendoj dhe është detyrë e çdo qytetari dhe përfaqësuesi të zgjedhur nga populli të respektojë demokracinë, për të cilën luftojnë populli shqiptar dhe gjithë popujt e tjerë", theksoi ai. Memushi nënvizoi se duhet të ekzistojë parimi "voton ti, votojmë ne dhe t‘i numërojmë të gjithë bashkë, jo t‘i numërojnë ata". Unë personalisht, shtoi ai, do të respektoj të gjitha format demokratike. Memushi prej kohësh është distancuar nga qëndrimet e Partisë Socialiste, duke votuar ndryshe nga grupi i tij parlamentar.