E Diel, 1 Nëntor 2026

Koçi: Po varroset demokracia në vend

Kryetari i PS 91, Petro Koçi, tha dje se demokracia jonë po kalon një moment shumë të rëndë. Sipas tij, Rama dhe Berisha po kërkojnë të sundojnë mbi jetën e çdo shqiptari. "Ata duan të eliminojnë çdo alternativë ndryshe dhe të emërojnë parlamentin e ardhshëm", vlerësoi ai. Koçi këmbënguli se koalicioni i tyre e ka kthyer vendin në krizën e ‘96-‘97-ës. "Detyra jonë është t‘i kundërpërgjigjemi kësaj strategjie të ulët me kurajë qytetare", theksoi ai. Në këndvështrimin e Koçit, çdo mjet demokratik është i justifikuar përballë rrezikut të varrimit të demokracisë!.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›