Fletët e votimit mbërrijnë në Shqipëri
Fletët e votimit të shtypura nga firma çeke Cetis
Fletët e votimit që do të përdoren në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit së shpejti pritet të mbërrijnë në Shqipëri. Drejtori i Departamentit të Personelit, Skënder Vrioni informoi dje Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se pritet të nisen nga Sllovenia fletët e votimit, të cilat parashikohet që sot të mbërrijnë në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit. “Pasdite do të nisen nga Sllovenia dhe nesër pritet të mbërrijnë në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit. Na duhet të lidhemi me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave që të mos ketë pengesë deri sa të vijnë në Tiranë”, beri të ditur Vrioni. Sipas pohimit të Vrionit fletët e votimit do të mbërrijnë sot në Shqipëri, për t`iu dorëzuar më pas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili do t`i shpërndajë më pas në të gjitha qendrat e votimit në mbarë vendin. Fletët e votimit janë shtypur nga firma sllovene Cetis, e cila ishte fituese e prokurorimit të kryer nga KQZ. Në rang vendi numërohen gjithsej 4812 qendra votimi me gjithsej 3.084.67 zgjedhës. Sipas kalkulimeve të përcaktuara në kodin zgjedhor sasia e fletëve të votimit e prodhuar është 2 për qind mbi numrin e zgjedhësve, që në total përllogaritet me 3.145.748 fletë votimi.
...