Dhuna ne familje, tre urdhra mbrojtjeje
TIRANE - Dy gra dhe nje burre jane vene nen mbrojtjen e policise, pasi dhunoheshin nga familjaret e tyre. Burime zyrtare nga Policia e Tiranes thane se Komisariati numer 1, vendosi te marre ne mbrojtje 71-vjecaren, Vaje Petrela nga Tirana, pasi djali i saj Fatmir Petrela, 34 vjec, ka ushtruar sistematikisht dhune fizike ndaj saj. Nderkaq, po ne te njejten dite, uniformat blu te Komisariatit numer 4, ne kryeqytet kane plotesuar nje kerkese-padi per leshimin e urdhrit te mbrojtjes se menjehershme, per Jaho Muzhaqin, 53 vjec. Muzhaqi ka kerkuar mbrojtje nga policia sepse vellai i tij, Bashkim Muzhaqi vetem 3 vjet me i madh ne moshe, 56 vjec, me arsim 12 klase, ka ushtruar dhune fizike ndaj tij. Sipas policise, mes dy vellezerve kishte nje sherr prej disa vitesh. Nderkaq dhe Komisariati numer 5, ka leshuar urdher mbrojtjeje te menjehershme per S. Egra, 19 vjece, nga Tirana. Sipas pretendimeve te vajzes ne kerkese-padine qe ka bere ne polici, babai Shefqet Egra, 50 vjec, ka ushtruar dhune fizike ndaj saj, ne shume raste. A. C