E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjuante peshk me dinamit, humb njeren dore dhe rrezikon jeten

Librazhd- Humb doren dhe merr plage te renda ne trup, ndersa ishte duke kapur peshk me dinamit, ne perroin e Rrapunit ne Librazhd. Ermir Alla, 22 vjec, me banim ne fshatin Kuturman, ka rrezikuar jeten dje paradite, afer lumit te Shkumbinit. Lenda eksplozive i ka shperthyer ne dore, ne castin kur i riu po e hidhte ne perrua. Kalimtare te rastesishem degjuan shperthimin dhe i dhane ndihmen e menjehershme te plagosurit, duke e derguar ne spitalin e Elbasanit. Mjeket thane se ai ka humbur doren e djathte, gishtin e peste te dores se majte, ka demtime ne sy dhe ne gjithe pjesen e perparme te trupit. Rasti u ndoq nga mjeket Behar Gjevori dhe Sali Pani, kurse jeta e te riut eshte ende ne rrezik. Vete pacienti tregon se nuk e ka kuptuar qe e kishte te ndezur fitilin. "Pergatita kallepin e dinamitit dhe i vendosa fitilin ne qender. Pastaj ndeza fitilin, por nuk e kuptova qe po digjej. E mbajta ne dore dhe vazhdoja te vija shkrepesen, por ai nuk po merrte. E kuptova vetem ne castet e fundit, kur degjova nje kercitje te lehte. E hodha menjehere, por pastaj nuk mbaj mend asgje", rrefen i plagosuri Alla per gazeten "KJ" ngjarjen e ndodhur. Ne vendin e ngjarjes kane shkuar ekspertet dhe nje grup hetimor. Sipas te dhenave te marra ne vendngjarje, Ermir Alla ka qene duke kapur peshk me dinamit ne nje nga thellesite e perroit te Rrapunit, duke perdorur 200 gr eksploziv.

F. Salliu

Ekspertet

Ekspertet thane se nese dinamiti do i kishte plasur ne dore, 22-vjecari do te kishte gjetur vdekjen e menjehershme. Por hedhja ne sekondat e fundit te lendes eksplozive ne drejtim te perroit, e ka ndihmuar ta kaloje incidentin vetem me plagosje te rende. Ndaj Ermir Alles, eshte ngritur akuza e "gjuetise se paligjshme".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›