E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyp kembesorin e moshuar, vetedorezohet ne polici

Nje 70-vjecar nga fshati Lac, i rrethit te Kurbinit ka mbetur i vdekur pas aksidentit automobilistik qe ndodhi dje, ne oren 04:30 ne rrugen e Patokut. Preng Syziu sapo kishte dale nga banesa e tij dhe po udhetonte ne kembe ne drejtim te qytetit te Lacit, kur eshte perplasur per vdekje nga nje autoveture tip "Benz 190", me traga LA 5400 A, qe drejtohej nga 56-vjecari Ndrec Menga. Drejtuesi i mjetit eshte vetedorezuar duke rrefyer ngjarjen. Te afermit e viktimes i kerkuan policise lirimin e tij, pasi ngjarja ka qene aksidentale.

A. B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›