E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Me mori nderin dhe shkaterroi jeten"

Lezhe- Vajza e mitur qe sulmoi me arme njeriun qe e kishte akuzuar per perdhunim dy muaj me pare, rrefen se pas daljes nga burgu, 18-vjecari i kalonte afer shtepise dhe i bente presion. Nena e 17-vjecares A. J., dje ka qene prane Komisariatit te Lezhes, ku i ka derguar rroba dhe ushqime te bijes. Ajo ka shpjeguar per policine dhe gazeten "KJ", se eshte e pakenaqur nga drejtesia qe e coi vajzen e saj te mitur deri ne vetegjyqesi. "Ne i kemi shkruar edhe Prokurorise se Pergjithshme, qe te rishikoje dosjen qe gjykata e vleresoi pa prova dhe liroi te dyshuarin", eshte shprehur pas krimit, vajza e ndaluar dhe nena e saj.

E pyetur ne lidhje me tentativen e vrasjes me pistolete te 18-vjecarit nga fshati Tale, K. L., e dyshuara ka rrefyer se nuk ka dashur qe te vrase njeriun qe e perdhunoi, por vetem ta trembte qe te mos i bente me presion apo t'i kalonte para shtepise. "Ai me mori nderin dhe gjykata e liroi padrejtesisht. Ai njeri me shkaterroi jeten dhe per me teper, pas lirimit nga qelia me kalonte para shtepise", ka thene e mitura. Fshatrat Tale dhe Shen Koll te Lezhes, i ndan vetem nje rruge nga njera-tjetra dhe te rinjte ishin fqinj. Babai i adoleshentit kishte nje barake ku shiste artikuj te ndryshem, vend ku sipas vajzes ka ndodhur edhe perdhunimi dy muaj me pare. Vajza pret e qete nenen e saj per vizite dhe ka marre nje avokat mbrojtes per procesin hetimor. Nderkohe qe Prokuroria e Lezhes, ka rinisur shqyrtimin e dosjes per akuzen e "perdhunimit" ndaj 18-vjecarit K. L. Policia e arrestoi pas denoncimit te riun, por gjykata e liroi pas disa ditesh, duke deklaruar se mungonin provat ne dosje.

Vajza me inicialet A. J., eshte vendosur ne nje nga dhomat e paraburgimit e vetme, ne rajonin e Policise se Lezhes. Ajo eshte kontaktuar edhe nga avokati dhe nje psikologe, qe eshte kujdesur per gjendjen e saj mendore dhe shpirterore. E pyetur per rrethanat e ngjarjes, e mitura ka pranuar krimin, duke shpjeguar se kishte disa dite qe e mendonte kete akt, por vetem qe te trembte fqinjin perdhunues. Nje leter ankese i eshte derguar edhe Ministrise se Drejtesise, per vendimin e marre nga Gjykata e Lezhes qe liroi 18-vjecarin. Nena e vajzes u shpreh se "nuk ka drejtesi dhe zbatim te ligjit, qe i con njerezit ne vetegjyqesi".

A. Bushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›