Verifikimi i pronave, dalin vendimet e para
13/05/2009 Zëvendëskryeministri Genc Pollo: Libofshës dhe Dermenasit iu kthehen pronat publike
Komisioni Qeveritar i Tokës korrigjon padrejtësitë e kryera nga zyrtarë abuzues
Bëhen publike vendimet e para të verifikimit të pronave të dhëna ose të marra padrejtësisht me ligjin 7501. Ka qenë zëvendëskryeministri Genc Pollo, i cili kryen edhe funksionin e kryetarit të Komisionit Qeveritar të Tokës, prej tetorit të vitit të kaluar, i cili ka bërë të ditur lajmin. Ky komision është i ngarkuar për verifikimin e titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore, të ndarë me ligjin 7501. Sipas zëvendëskryeministrit Pollo, vendimet e para janë dhënë për rikthim të trojeve në Libofshë dhe Dermenas. “Nxënësve të Libofshës do t’u rikthehet oborri i shkollës, i zaptuar prej më shumë se 10 vjetësh, ndërsa banorët e Dermenasit do të mund të ndërtojnë varrezën e fshatit në truallin e planifikuar që fatkeqësisht ishte zaptuar prej shumë kohësh. Komisioni Vendor pranë prefekturës Fier ka marrë vendimet e duhura duke zbatuar ligjshmërinë, duke ndëshkuar zaptuesit dhe duke i bërë një shërbim të çmuar komuniteteve në Libofshë dhe në Dermenas”, - tha në fjalën e tij Pollo. Dy rastet e Fierit janë të parat për të cila komisionet vendore kanë dhënë vendimet përkatëse. “Vendime të ngjashme do të vijojnë dhe do të bëhen të njohura. Kështu korrigjohen padrejtësitë e kryera nga zyrtarë abuzues dhe nga privatë të panginjshëm. Kështu i kthehen komuniteteve hapësira të përdorimit publik si dhe krijohet gradualisht një fond për kompensimin e ish-pronarëve”, - deklaroi zëvendëskryeministri Genc Pollo. Në kreun e tretë të ligjit është përcaktuar qartë se vendimet e Komisioneve Vendore mund të kontestohen vetëm në gjykatë. Në këtë kre janë të caktuara disa nene të njëpasnjëshme me sanksionet që do të vendosin këto komisione. Por zoti Pollo nuk bëri të ditur asnjë sanksion të ndërmarrë në lidhje me këto vendime. Sipas ligjit, vendimet mund të shoqërohen me gjobë financiare. Kështu në rastet e pushtimit nga persona fizikë apo juridikë të tokës bujqësore, në pronësi të shtetit, ku përfshihen toka të pandara dhe disponibël shtetërore, detyrimin e bërjes së denoncimit e kanë zyrat e menaxhimit dhe të mbrojtjes së tokës që quhen ndryshe ZMMT-të, në komunë ose bashki, kryetari i fshatit, kryetari i komunës ose bashkisë, SAMT-i i qarkut dhe zyra rajonale e AKKP-së për tokën bujqësore, të kaluar në fondin fizik, për kthimin dhe kompensimin e pronës.
Zënia e tokës
Nëse bëhet fjalë për zënie të tokës bujqësore, dhënë në pronësi ose në përdorim personave fizikë dhe juridikë, që e zotërojnë, sipas ligjit, aktin përkatës të marrjes së tokës në pronësi ose përdorim, të drejtën e denoncimit e kanë vetë pronarët ose përdoruesit e tokës bujqësore. Vendimi që merr Komisioni Vendor në lidhje me këtë çështje përbën titull ekzekutiv.
Denoncimi
Ligji përcakton se denoncimi duhet të bëhet me shkrim dhe dorëzohet në Komisionin Vendor. “KV-ja, brenda 15 ditëve nga marrja e denoncimit, detyrohet të mblidhet dhe të vendosë për lirimin dhe kthimin e tokës në gjendjen e mëparshme brenda 5 ditëve si dhe dënimin e kundërvajtësit me gjobë 100 lekë/m2”, - theksohet në ligj.