Mjekët: Rasti i vajzës, tejet i veçantë
Shkaku i vdekjes së 17-vjeçares nga Korça, pas operacionit të bajameve ka mbetur një fjalëkryq i pazgjidhur edhe pse ka kaluar rreth një muaj pas ngjarjes. E vërteta se përse vdiq vajza nuk është zbardhur ende, megjithëse pistat e mundësive se nga u shkaktua vdekja janë të pakta dhe të vakëta. Nga njëri anë është opinioni publik që ka humbur besimin te mjekët dhe diskuton fajësinë e tyre, pavarësisht dijeve mjekësore. Nga ana tjetër janë mjekët, që ende nuk po japin fakte dhe argumente bindëse se çfarë ka ndodhur realisht dhe i kujt është faji. Drejtori i QSUT-së, tha se sot Instituti i Mjekësisë Ligjore do të nxjerrë raportin e detajuar lidhur me rastin e vajzës. Bashkë me to edhe Urdhri i Mjekëve dhe shërbimi i ORL-së do të dorëzoj një analizë të ngjashme, duke referuar të dhënat një për një. "Presim raportin e detajuar të Mjekësisë Ligjore. Ndërsa ne mjekët e ORL-së kemi përgatitur një relacion për mënyrën e trajtimit të 17-vjeçares", tha dje mjeku Xhevahir Hoxhallari.
Raporti ORL
E sëmura Matilda Petriti 17 vjeç ka hequr tonsilet në datë 06.04.08. Operacioni është bërë në procedura standarde dhe nuk ka pasur asnjë komplikacion gjatë ndërhyrjes dhe disa ditë pas saj. Në ditën e katërt pas operacionit datë 10.04.08 e sëmura ka pasur hemorragji për herë të parë, për të cilën është trajtuar në spitalin e Korçës. Tri ditë më pas e sëmura ka bërë hemorragjinë më të madhe. Sipas mjekut të ORL-së të spitalit të Korçës, për këtë hemorragji është trajtuar në spital për një natë dhe më pas është dërguar për në shërbimin ORL në Tiranë në 14.04.08, në drekë.
Pas konsultës me shefin e klinikës, profesor Pjerin Radovani, si dhe mjekë të tjerë në shërbim trajtohet për 3-4 ditë në spital, përfshirë edhe transfuzionin e gjakut dhe del nga spitali në gjendje të stabilizuar 10.04.08. Rikontrollohet nga mjeku kurues tri ditë më vonë dhe gjendja vazhdon të jetë e stabilizuar. Në mëngjesin e datës 27.04.08 (10 ditë pas daljes nga spitali) e sëmura bën përsëri hemorragji dhe dërgohet me urgjencë në spitalin e Korçës, ku ndiqet nga mjeku i ORL-së i këtij spitali.
Mjeku kurues e ka sjellë në QSUT po këtë ditë për ndjekje të mëtejshme. Është mbajtur në observim dhe është kompletuar me analiza dhe mjekim përkatës edhe pse nuk kishte hemorragji. Në darkën e kësaj dite e sëmura bën vdekje.
Rezultatet e mjekëve
"Nisur nga përshkrimi i rastit konstatojmë se: Vdekja ka ndodhur 21 ditë pas operacionit. Operacioni ka qenë korrekt, por organizmi i të sëmurës ka reaguar në mënyrë jo normale", thuhet në raport. Sipas mjekëve që e kanë firmosur këtë dokument, gjatë kohës që është parë nga mjeku kurues dhe nga mjekët e tjerë të ORL-së në spitalin "Nënë Tereza" e sëmura asnjëherë nuk ka pasur hemorragji me përjashtim të momentit para vdekjes që është parë nga mjeku i rojës. "Në asnjë moment nuk ka pasur neglizhencë apo nënvleftësim në ndjekjen e të sëmurës. Është një rast atipik që nuk ngjan me hemorragjitë e zakonshme që ndodhin shpesh në këtë lloj operacioni", sqarojnë mjekët e ORL-së. Ata referojnë edhe statistikat lidhur me komplikacionet nga ndërhyrja në bajame. Edhe në vendet me mjekësi të zhvilluar raste të vdekjes nga ky lloj operacioni ndodhin herë pas here. Sipas të dhënave të literaturës, vdekjet janë nga 1 në 16 mijë deri në 1 në 10 mijë operacione të këtij lloji.