Rumunet tmerrojne Italine
Frike dhe tmerr shkakton tashme ceshtja e rumuneve ne Itali. Sipas shoqates Karitas qe permbledh statistikat mbi emigrantet ne vend, kjo frike shkon pertej te dhenave per kriminalitetin. Ne vend qe prej janarit te 2007 me shume se nje milion rumune jetojne dhe punojne ne vendin fqinje. Per nje te treten e krimeve te kryera ne Itali jane pergjegjes emigrantet rumune dhe ne harkun kohor te tre viteve rumunet zene vendin e pare ne disa kategori kriminale, dhune seksuale, vrasje, grabitje rrembime. Karitas thote se me keto ritme emigrantet rumune ia kane kaluar edhe shqiptareve. Rreth 15 per qind e te akuzuarve per vrasje jane rumune, 37 per qind per grabitje. Nga te gjitha rastet e perdhunimeve te diteve te fundit qe kane tronditur vendin e detyruar ministrin Maroni te marre masa te ashpra kunder ketij fenomeni, te gjithe autoret jane rumune. Sidoqofte numri i te burgosurve per krimet e kryera mes emigranteve eshte i vogel ne krahasim me numrin e denoncimeve. Kjo, shpjegojne autoritetet, e Karitas eshte sepse ne Itali nese kryen nje krim del nga burgu shume shpejt ndaj ne rritjen e krimeve te kryera nga emigrantet ka ndikuar edhe dobesia e sistemit te drejtesise.
Marre nga Tv Klan
Marre nga Tv Klan