Tiranë, vetëvaret me litar 33-vjçari
Një 33-vjeçar është gjetur i vetëvarur me litar mëngjesin e djeshëm në një nga rrugët e kryeqytetit. Policia bëri të ditur se kalimtarë të rastit kishin parë të varur në pemë viktimën në rrugën e Porcelanit dhe kishin njoftuar menjëherë policinë. Pas verifikimeve të para, grupi hetimor ka arritur të identifikojë viktimën. Ai është Përparim Hysi, 33 vjeç. Pranë viktimës policia kishte gjetur dhe një karton ku i riu i kërkonte të falur gruas për veprimin që po ndërmerrte dhe i kërkonte të kujdesej për vajzën e tyre. Burime nga policia bëjnë të ditur se janë gjetur bishta cigaresh, si dhe një shishe raki, çka dëshmonte se i riu kishte qëndruar për disa orë në atë vend para se të kryente aktin. Pista e parë e hetimeve është ajo e një depresioni të thellë, ku mund të kishte rënë i riu.
#