Man. Siti krenohet me Frederik Veselin
Mançester Siti krenohet me Frederik Veselin, një ndër tre talentet shqiptarë që luajnë në radhët e kombëtares U-17 të Zvicrës, të cilët fituan Botërorin e U-17 të zhvilluar pak ditë më parë në Nigeri. Mbrojtësi i talentuar, i cili është pjesë e Akademisë së Sitit, udhëhoqi Zvicrën drejt këtij suksesi të madh në finalen e së dielës, ku fituan me rezultatin 1-0 ndaj bashkëmoshatarëve nga Nigerisë. Në këtë kompeticion ai mbante edhe shiritin e kapitenit të zviceranëve. Veseli është në vitin e tretë në Akademinë e Sitit dhe drejtori i Akademisë Ndërkombëtare Xhim Kasell mendon se do të shndërrohet në një futbollist të madh. "Frederiku është një mbrojtës jashtëzakonisht i talentuar, i njohur për aftësitë e tij në kontrollin e topin. Ai mund të luajë në disa pozicione dhe madje mund të aktivizohet edhe si mesfushor qendre", përfundoi Kasell.
A. M
A. M