E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusët, bazë ushtarake në Serbi

Nish

Baza ruse në Nish do të jetë gati në gusht, shkruante dje “Politika” e Beogradit. Sipas saj, qendra rajonale për situata emergjente në Nish, e specializuar për shuarje zjarresh nga ajri, do të jetë operative në muajin e ardhshëm. Në aeroportin “Konstantini i Madh” (Veliki Konstantin) do të stacionohen fluturaket e ministrisë ruse për situata të jashtëzakonshme, për ç’arsye edhe flitej për bazë ruse në këtë qytet, shkruan “Politika”, duke shtuar se kjo qendër është rajonale dhe vetëm civile.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›