E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Xhaferaj, takim me Janullatosin për kishat

Restaurimi

Ministri i Kulturës, Ferdinand Xhaferaj, ka pritur dje kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatosin. Arsyeja e takimit ishte interesi i përbashkët për restaurimin e kishave ortodokse në të gjithë Shqipërinë. Sipas ministrit, Instituti i Monumenteve të Kulturës ka bërë një ekspertizë me fotografi, si dhe ka paraqitur një studim fizibiliteti në 180 kisha ortodokse. Si rrjedhojë, IMK do të ndërhyjë për të ndihmuar në restaurimin e tyre. Sipas studimit nevojitet një buxhet afro 50 milionë lekë të reja, ndërkohë që Janullatosi ofroi dhe garantoi ministrinë për bashkëpunimin me ekspertët e IMK-së për të ndërhyrë në qëndrimet e ikonave, afreskeve dhe pikturave murale. Gjithashtu, u diskutua për kushtëzimet që specialistët e IMK-së kanë për ndërhyrjen në këto kisha ndaj u kërkuan marrëdhënie të ndërsjella bashkëpunimi.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›