Liverpool transferon Downingun

Liverpool e ka kompletuar transferimin e mesfushorit të Aston Villës, Stewart Downing, njoftoi klubi anglez.
26 vjeçari, i cili ka zhvilluar 27 ndeshje me Anglinë, është bërë përforcimi i katërt i menaxherit Kenny Dalglish, pas Jordan Henderson nga Sunderland, Charlie Adam nga Blackpool dhe portierit të Romës, Alexander Doni.
“Është ndjenjë e mirë dhe jam mjaft i lumtur që jam këtu. Më duhej të prisja disa javë, por jam me të vërtetë i nderuar që jam këtu. Sapo mora vesh për interesimin e Liverpoolit, kisha vetëm një dëshirë – të shkoja atje. Do të jetë një ndjenjë e papërshkrueshme të luaj në Anfield Road, gjithmonë ka qenë bukur të jem dhe të luaj këtu. Atmosfera është e shkëlqyeshme dhe fansat janë të mrekullueshëm”, tha Downing, i cili i kushtoi Liverpoolit rreth 25 milionë euro.