E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cambiasso e refuzoi Galatasarayn

Nga Express më 16 korrik 2011 në ora 16:42

Lajme të këqija për tifozët e Galatasarayt, e të mira për ata të Interit. Esteban Cambiasso e ka refuzuar edhe zyrtarisht ofertën e Galatasarayt.

Ditët e kaluara, trajneri i ri i klubit turk, Fatih Terim, kishte deklaruar se ishte në kërkim të një mesfushori dhe se do të bënte gjithçka për ta sjellë në Turqi futbollistin argjentinas.

Mirëpo, ish mesfushori i Real Madridit ka vendosur të qëndrojë te klubi Nerazzurr, me të cilin ka ende kontratë. Tash, klubi nga Stambolli duhet ta kërkojë një mesfushor tjetër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›