E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sreshtin levizjet ne tregun e futbollit ku pritet te vendoset fati i mjaft lojtareve

Nuk është vetëm Nejmar në dëshirat e Murinjos. Trajneri i Realit të Madridit cyt drejtuesit e klubit që të shpenzojnë paratë e duhura për të marrë Robin Van Persin nga Arsenali. Pasiguritë e tregut të kësaj vere dhe vështirësia për të marrë Nejmarin nga Santosi mund të bëjnë që trajneri portugez të ndryshojë taktikat dhe objektivat.

Santos kërkon 45 milionë euro për 19-vjeçarin Nejmar, një shifër që Reali nuk ka dëshirë ta paguajë, ndërsa sulmuesi i Arsenalit do të kushtonte shumë më pak, ndërsa problemet në ekipin anglez mund ta bindin që të shkonte në “Bernabeu”. Kthimi i Emanuel Adebajorit tek Mançester Siti, gjithashtu, ka bërë që Murinjo të ketë nevojë për një sulmues, ndonëse Van Persi ka karakteristika të tjera nga afrikani.

Ndërkaq, Roma po bisedon me Totenhemin për transferimin e Mirko Vuçiniçit. Italianët kërkojnë 20 milionë euro për sulmuesin malazez, njëri nga lojtarët kryesorë verdhekuq të sezoneve të fundit, ndërsa londinezët deri tani qëndrojnë tek shifra e 17 milionëve. E sigurt është që Vuçiniç do të ikë nga “Qyteti i Përjetshëm”, ndërsa nuk dihet mirë se ku do ta vazhdojë karrierën.

Së fundi, Çelsi e ka ngritur në 34 milionë euro ofertën për mesfushorin Luka Modriç. Trajneri Andres Vijas Boas është i vendosur ta marrë kroatin, por duhet të thyejë rezistencën e Totenhemit, i cili ka hedhur poshtë dy oferta të bluve, që kanë mbërritur deri në 31 milionë. Vetë Modriç ka refuzuar të luajë për “Gjelat” e Londrës në miqësoret e verës dhe i ka dorëzuar presidentit të klubit, Levi, kërkesën me shkrim për ta lejuar që të shkojë tek Çelsi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›