Tony Hayward largohet nga BP?
Tony Hayward, njeriu më i urryer në SHBA, dhe shefi ekzekutiv i gjigantit të naftës “British Petrolium”, që ka përfunduar nën akuzë për mënyrën se si administroi situatën e katastrofës mjedisore në Gjirin e Meksikës, që u shkaktua nga shpërthimi i platformës “Deepwater Horizont”, është shumë pranë dorëheqjes.
Hayward, është duke zhvilluar negociatat e fundit me kompaninë britanike të naftës, ndërsa dorëheqja e tij pritet të ndodhë brenda 24 orëve.
Drejtori i ri ekzekutiv i kompanisë mund të jetë amerikani Bob Dudley, përgjegjësi aktual i operacioneve të pastrimit të naftës në Gjirin e Meksikës.
Dorëheqja e Hayward po ndodh në një nga momentet më delikate të kompanisë dhe zyrtarizimi pritet të bëhet nesër, kur mendohet të bëhet edhe analiza për punën tremujore të kompanisë.
53-vjeçari Tony Hayward, prej 28 vjetësh tek BP, ka kryer detyra gjithmonë të rëndësishme.
Në vitin 2007 ai u zgjodh si shefi ekzekutiv i kompanisë. Fati i tij u shkrua më 20 prill, kur platforma “Deepwater horizont” shpërtheu duke vrarë 11 persona dhe duke shkaktuar dëmin më të madh ambiental në historinë amerikane.
Por, me largimin e tij, do të nisë edhe lufta për pasardhësin. Një ndeshje që duket e përcaktuar në favor të Bob Dudley, njeriut që BP e ka angazhuar për administrimin e krizës nga rrjedhja e naftës. Dudley ka qenë dikur shefi ekzekutiv i “Tnk Bp”.
Mendohet se ky post do t’i takojë atij, kjo edhe për shkak të lidhjeve me Amerikën.