Rusi- Ukrainë, marrëveshje të re të monitorimit të gazit

Foto Arkiv
Moskë, 12 Janar, 11:04, NOA - Ukraina ka nënshkruar një kopje të re të një marrëveshje monitorimi transit të gazit dhe hoqi kushtet e mëparshme, bëri të ditur sot monopoli rus i eksportit të gazit "Gazprom".
Një delegacion i "Gazpromit" kreu negociata këtë mëngjes. Si rezultat i negociatave pala ukrainase nënshkroi marrëveshjen pa kushte", tha firma ruse në një deklaratë.
Presidenti rus Dmitri Medvedev e shpalli dje marrëveshjen e monitorimit si të pavlefshme, pasi Ukraina kishte vënë kushte të cilat Rusia i kundërshtoi.
NOA