E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi, Medvedev propozon Putin si kandidat për zgjedhjet presidenciale 2012

MOSKË- Presidenti rus, Dmitri Medvedev propozoi sot kryeministrin dhe ish-presidentin, Vladimir Putin si kandidatin e ardhshëm në zgjedhjet presidenciale në muajin mars të vitin 2012, gjatë një kongresi të partisë 'Rusia e Bashkuar, partia në pushtet.

"Mendoj se do të ishte mirë që kongresi të mbështeste kandidaturën e shefit të partisë, Vladimir Putin, në postin e presidentit të vendit'',- deklaroi Medvedev, i cili u zgjodh si pasardhës i Vladimir Putin në vitin 2008, ndërkohë që ky i fundit nuk mund të paraqiste kandidaturën për mandatin e tretë radhazi.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›