E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, arrestohet vrasësi i dyshuar i gazetares së opozitës

GROZNI- Departamenti i hetimeve kriminale të Ministrisë së Brendshme të Çeçenisë konfirmoi sot arrestimin në republikën e Kaukazit rus të Rustam Makhmudov, vrasësi i dyshuar i gazetares ruse të opozitës, Anna Politkovskaja.

"Ne disponojmë në fakt konfirmimin e arrestimit të Makhmudovit, por ne nuk mund të themi më shumë",- deklaroi zëdhënësja e Departamentit të hetimeve kriminale të ministrisë."Arrestimi u krye nga forcat e Ministrisë së Brendshme çeçene",-shtoi ajo.

Ministria konfirmoi kështu njoftimin e bërë pak më herët nga Saidakhmet Arsamerzajev, avokati i Ibraguim Makhmudov, vëllai i vrasësit të prezumuar, ai vetë i dyshuar si bashkëfajtor në këtë krim të bujsh
(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›