Rusi, pesë të plagosur nga një shpërthim në Piatigorsk
Lajmi u bë i ditur nga agjencia ruse e lajmeve Interfax dhe sipas informacioneve të para, disa prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë. “Një shpërthim i fortë ndodhi në një kafene në rrugën 45 Kirov, ku nuk ka pasur viktima sipas informacioneve paraprake”, deklaroi një burim i forcave lokale të rendit, i cituar nga agjencia.
Agjencitë e lajmeve Itar-Tass dhe Ria Novosti gjithashtu njoftuan për një shpërthim, madje edhe për viktima në qendër të qytetit Piatigorsk, por nuk shtuan hollësi mbi ngjarjen. Piatigorski është qytet i madh i Kaukazit rus, në rajonin Stavropol, në pjesën jugore të vendit.