E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Iran janë shtuar ekzekutimet

Nga Express më 03 shkurt 2011 në ora 15:30

Në Iran është shënuar rritje dramatike e ekzekutimeve në vitin 2011.

Kështu ka konstatuar shefja e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Navi Pillai, zyra e së cilës tha se shkalla e ekzekutimeve aktuale është tri herë më e lartë se sa ajo e vitit të kaluar.

Nëpërmjet një deklarate, Navi Pillai tha se përkundër kërkesave të OKB-së, për ta ndalur këtë praktikë, “autoritetet e Iranit duket se e kanë shtuar shfrytëzimin e dënimit me vdekje”.

Më tutje, theksohet se praktika e Iranit për ekzekutimin e të burgosurve politikë është shkelje e konventave ndërkombëtare për të drejta politike dhe civile të Kombeve të Bashkuara, të cilat janë nënshkruar edhe nga Irani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›