E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, rikthehen vrasjet e gazetarëve

• Brenda dy ditëve në Rusi janë vrarë dy gazetarë nga Dagestani.Një reporter u gjend i vrarë në apartamentin e tij në Moskë, ndërsa shefi i radiotelevizionit në kryeqytetin e provincës Dagestan u vra në rrugë. Lajmi i dytë shokues erdhi të premten në mbrëmje nga kryeqyteti i Dagestanit, Machatshkala, kur u vra drejtori i radiotelevizionit Gaxhi Abashilov. Vrasja u krye në rrugë. Abashilov ishte në makinën e tij në rrugën e kthimit nga puna për në shtëpi, kur të panjohur hapën zjarr nga një makinë tjetër. Ai vdiq në vend nga plumbat e shumtë. Të premten në mëngjes u gjend i vrarë në apartamentin e tij reporteri 32-vjeçar Ilias Shurpajev. Trupi i të vrarit kishte një numër të madh goditjesh me thikë. Shurpajev kishte shkruar më parë se ai gjendej në listën e zezë. Gazeta e tij kishte refuzuar botimin e një nga editorialëve të tij. Në Rusi ka vite që kryhen akte dhune ndaj gazetarëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›