E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, hetim për hapjen e dosjeve presidenciale

• Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar nisjen e një hetimi të brendshëm për të parë se si u arrit të shihej përmbajtja e dosjeve me informata personale të tre kandidatëve për presidencën amerikane.Një zëdhënës për Departamentin e Shtetit tha se, dosjet që kishin të bënin me aplikimet për pasaportë të të tre kandidatëve ishin hapur pa leje nga punonjësit e firmave kontraktore. Sekretarja e Shtetit, Condoleezza Rice, telefonoi kandidatët Barack Obama, Hillary Clinton dhe John McCain për t’u kërkuar falje personalisht. Obama e cilësoi këtë rast si “shumë shqetësues” dhe kërkoi hetimin e tij nga Kongresi. Sipas BBC, nuk është e qartë se çfarë informacioni është parë nga kontraktorët dhe çfarë kanë bërë ata me të. Të premten Departamenti i Shtetit njoftoi pushimin nga puna të dy kontraktorëve. Ata punonin për dy kontraktorë të departamentit, firmat Analysis Corporation dhe Stanley.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›