Pranga këshilltarit socialist
VLORE - Policia e Vlorës arrestoi mbrëmjen e së martës 43-vjeçarin Morand Hoxha, këshilltarin socialist të bashkisë. Arrestimi i tij u bë pas gjetjes së një pistolete që mbante pa leje. Sipas burimeve zyrtare të policisë, arma e tipit TT, model 54, bashkë me 6 fishekë, iu gjet Hoxhës në trup. Hoxha është kapur në flagrancë në vendin e quajtur “Rrethi i Skelës”, në lagjen “Pavarësia”, në momentin kur po hipte në makinën e tij, “Benz” 240 D, me targë Vl 4532A. Policia bëri dje të ditur se kishte të dhëna se këshilltari i PS-së qarkullonte me armë zjarri me vete. Për të verifikuar këtë informacion, atij iu bë një kontroll i befasishëm në trup si dhe në makinë. Hoxha është ndaluar me akuzën e mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, ndërsa i është bllokuar dhe makina. q.b