E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, vritet nga të rrahurat një bashkëpunëtor i opozitës

 

Një topograf i një gazete lokale opozitare në Khimki, pranë Moskës, ka vdekur pas një sulmi në orët e vona të natës. Lajmi u bë publik nga menaxheri i një lëvizje mjedisore lokale, Ievghenia Cirikova, ka cituar "Interfax". Por sipas autoriteteve lokale, njeriu ka vdekur pasi kishte përtypur mbidozë pilulash të paspecifikuara. Megjithatë autopsia ka treguar të kundërtën. "Serghiei Protazanov vdiq në spital, pasi u sulmua dhe u rrah brutalisht nga të panjohur", tha Cirikova, udhëheqës i lëvizjes për mbrojtjen e pyjeve të Khimki, pas autopsisë. Për shkak të vdekjes së Protazanov, publikimi i gazetës u pezullua. Bashkëpunëtorë të tjerë të opozitës në Rusi janë sulmuar e kërcënuar. Mikhail Beketov, drejtor i gazetës "Pravda Khimkinskaia", ishte rrahur brutalisht në mes të nëntorit, duke hyrë në koma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›