Izrael, hetohet ministri i Jashtëm
Izraeli nuk po gjen qetësi nga skandalet e burrështetasve më të lartë. Pas hetimeve mbi skandale seksuale të presidentit izraelit, tashmë nën hetimin e policisë ndodhet ministri i Jashtëm i vendit. Policia izraelite ka marrë dje shtatë orë në pyetje ministrin Avigdor Lieberman, nën dyshimin për mitmarrje dhe shpëlarje parash. Marrja në pyetje u bë në të njëjtën ditë, në të cilën Lieberman ngriti shqetësime në shtypin izraelit me fjalët se do të jetë vështirë të bëhet përparim në bisedimet paqësore me palestinezët. Ai tha se nuk ndihet i detyruar të fillojë bisedimet për krijimin e një shteti palestinez, siç ishte parashikuar me marrëveshjen e liderëve izraelitë dhe palestinezë në konferencën e vitit 2007, në të cilën u arrit pajtimi për një zgjidhje me dy shtete.