E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruaja do të vdesë me bashkëshortin e sëmurë

 

Një grua e moshuar australiane, shëndoshë e mirë, dëshiron të vdesë përkrah bashkëshortit të saj të sëmurë dhe një klinikë zvicerane "Dignitas" ka marrë përsipër ta ndihmojë në këtë udhëtim të fundit. Sipas themeluesit të institutit, Ludwig Minelli, vetëvrasja e asistuar është një "mundësi e mrekullueshme". Ky spital e ka praktikuar "vdekjen e ëmbël" në më shumë se një mijë qytetarë britanikë. Çështja pritet të hapë polemika. Sipas themeluesit 76-vjeçar të klinikës në Cyrih, ish-gazetar dhe avokati për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, vetëvrasja e asistuar është një "mundësi e mrekullueshme, një shans i vërtetë optimal shpëtimi". Ndërkohë çifti kanadez që jeton në Australi, tashmë janë përshëndetur me të afërmit dhe miqtë. "Nëse burri im shkon larg, dua të shkoj me të", është shprehur e moshuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›