E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi/Shpërthimi i trenit, hetimi: Janë vendosur 7 kg tritol

Trafiku hekurudhor në Rusi i është rikthyer normalitetit pas aksidentit që ndodhi në trenin që udhëtonte ndërmjet Moskës dhe Shën Petërsburgut. Një sulm i rëndë u regjistrua mbrëmjen e së premtes në trenin "Nevesky Express", duke shkaktuar dhjetëra të vdekur dhe qindra të plagosur. Në Rusi ndërkaq ka nisur hetimi i hapur për personat që besohet se ndërmorën sulmin dhe që mendohet se janë terroristë. Aksidenti i rëndë me tren në veriperëndim të Rusisë, ishte sipas të dhënave të shërbimit sekret rus FSB, një sulm terrorist. Forcat e sigurimit zbuluan në shinat e hekurudhës një krater një metër e gjysëm të gjerë si dhe copëza, që sipas ekspertëve kanë dalë nga shpërthimi i një bombe. Gjatë hetimeve shpërtheu një lëndë e dytë esksplozive, bëri të ditur shefi i koncernit hekurudhor, Vladimir Jakunin. mediat saktësojnë se shpërthimi u shkaktua nga rreth 7 kg tritol i vendosur në binarët e hekurudhës në veri të Tveri-it, kur rreth orës 21. 30 treni ekspres kalonte tranzit me 682 persona në bord. Ndërkaq 18 persona rezultojnë edne të zhdukur. në të njëjtën linjë, të shtunën, në binarët hekurudhorë u regjistrua një tjetër shpërthim. Ndërkohë që autorësinë e sulmit e ka marrë përsipër një grup nacionalistësh ekstremistë. Por autoritetet ruse dyshojnë edhe për luftëtarët ilegalë çeçenë ose ndonjë grup kriminelësh. Si pasojë e sulmit, pas të dhënave të fundit që janë të ndryshme, kanë humbur jetën deri në 30 pasagjerë dhe gati 100 të tjerë janë plagosur

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›