E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusia, 422 milionë rubla kredi për Shqipërinë komuniste

Planet e Bashkimit Sovjetik për të ngritur ekonominë e rrënuar shqiptare. Ja uzinat dhe fabrikat e ndërtuara prej tyre
Harrison E. Salisbury

TIRANË – Lufta e Dytë Botërore nuk kishte mbaruar realisht në Shqipëri. Shqipëria është akoma një shtet nën armë. Ajo ka në shumë aspekte karakteristikat e kohës së luftës, veçanërisht të kohës së luftës në Bashkimin Sovjetik. Në ndryshim nga shtetet e tjera europiane, 12 vjet pas përfundimit të luftës, Shqipëria akoma po përballet me ndarjen e ushqimit në mënyrë strikte, sipas racioneve. Buka e Shqipërisë, madje edhe në tavolinën e ngrënies së kryeministrit të vendit Mehmet Shehu, është e zezë. Ajo është bukë e mirë, por gruri është bluar me cilësi të keqe, me një përzierje me drithëra të tjerë. Vetëm në qytete të tilla të Siberisë Lindore si Jakutski ose Birobizhdani, ka të tillë buke për nga cilësia.
Buka është e racionuar
Në të gjitha fshatrat, veçanërisht në katundet e vogla malore, buka është gjëja që mungon më shumë nëpër sofra dhe ajo duket se është tejet e vështirë për t’u siguruar. Në restorante dhe në furra buke e pastiçeri, ku përdoret mielli i bardhë, mielli sigurohet me çmime të larta, por nuk gjendet bukë e bardhë askund. Buka është me racion. Po ashtu janë edhe gjalpi dhe vaji ushqimor. Në listën e ushqimeve me racion janë edhe mishi, sheqeri, orizi, makaronat dhe të gjitha ushqimet e tjera të përditshme të shqiptarëve. Vetëm kripa dhe vajguri nuk janë me racion. Edhe sapuni është me racion. Ju mund t’i blini këto artikuj të përdorimit të gjerë nëpër dyqane të lira, me çmime më të larta.
Buka e zezë, ushqimi i racionuar, sasia e pakët e çdo lloj produkti që konsumohet, përmban rreth e rrotull një fije spangoje, e cila është “damka” e Bashkimit Sovjetik për ekonominë e Shqipërisë.
Si edhe Jugosllavia, për produkte ushqimore, Shqipëria varet kryesisht nga importet.
Por, duke marrë parasysh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin Beogradin me rreth 100 mijë tonë në vit drithëra të llojeve të ndryshme, ndërsa për prodhimin e produktet bujqësore fshatarësia private jugosllave mbështetet plotësisht, pasi e ka braktisur kolektivizimin tashmë. Ndërsa Shqipëria lufton për mbijetesën.
Investimet nga rusët
Bashkimi Sovjetik ka hedhur para në Shqipëri. Një gjë të tillë e ka bërë, sidomos në mënyrë të prekshme, në këto momente në vendin ku janë dhënë nga rusët fonde, pajisje dhe ekspertë e inxhinierë. Por Moska ia ka dhënë të gjitha Shqipërisë, pa bërë pazare. Investimet ruse u rritën shumë në ekonominë e vogël, në mënyrë që të nxiteshin eksportet. Linja (politika) ruse për veten e saj ishte që të eksportonte nga Shqipëria minerale të tilla si krom, bakër, naftë dhe asfalt. Ishin bërë disa rafineri për nxjerrjen e tyre. Pranverën e kaluar kryetari i Partisë Komuniste Shqiptare, Enver Hoxha dhe kryeministri i vendit Mehmet Shehu, vizituan Moskën. Kryetari i Partisë Komuniste Ruse, Nikita Hrushov, shkruante se i ishin dhënë Shqipërisë rreth 422 milionë rubla kredi, që ishin përdorur për 40 impiante industriale, për pajisje bujqësore e produkte të tjera. Kjo thuhej se mund të jetë në total huaja për bujqësinë dhe industrinë, e dhënë deri në fundin e vitit 1955 nga Moska zyrtare për Shqipërinë. Nuk ka të dhëna se kjo mbulon importet e ushqimeve, të cilat Shqipëria mund t’i paguajë me para në dorë, ose përmes shkëmbimit me minerale që eksportonte, ose i mbulon ato përmes investimeve të natyrës ushtarake.
Lista e ndërmarrjeve kryesore
Rreth 40 fabrika, uzina dhe institucione ishin ndërtuar nga Bashkimi Sovjetik për Shqipërinë, udhëheqja e së cilës është krenare për këto. Ato përfshijnë një studio filmi në Tiranë, hidrocentralin “Lenin” me kapacitet 3 mijë kilovolt afër Tiranës, Fabrika e Sheqerit në Maliq, me një kapacitet 10 mijë tonë në vit, Rafinerinë e Naftës në Cërrik, me kapacitet prej 150 mijë tonësh, Fabrikën e Çimentos në Vlorë, me kapacitet 40 mijë tonë në vit, uzinën tekstile “Stalin” në Tiranë me kapacitet prodhues vjetor 20 milionë metra linear të llojeve të ndryshme prej pambuku dhe 2 milionë metra linear material leshi çdo vit. Po ashtu, dy makineri të përpunimit të pambukut, me kapacitet prej 10 mijë tonësh, një fabrikë lëkurësh, dy fabrika cigaresh, një fabrikë kompensate dhe një hidrocentral që po ndërtohet akoma mbi lumin Mat. Korrespondenti ynë kishte parë shtatë nga këto ndërmarrje, si dhe një fabrikë të shkëlqyer për konservimin e peshkut dhe të perimeve në Vlorë, të ndërtuar nga gjermano-lindorët. Ishte një kohë energjike që shqiptarët e lejonin që të tregohej e gjithë industria e tyre. Me pak përjashtime, pa shumë vlerë, - para luftës italianët ndërtuan Fabrikën e Asfaltit në Vlorë, një fabrikë mielli në Durrës; të cilat mbulonin në total zhvillimin industrial të Shqipërisë. Në çdo rast, uzinat dukej se ishin “përlarë” nga rusët, duke i eksportuar për nevojat e tyre të brendshme. Dhe thuajse në çdo rast, më e çuditshmja ishte se prodhimet, në pjesën më të madhe të tyre shkonin për importe, disa drejt Italisë dhe një pjesë e vogël drejt Gjermanisë Perëndimore, të tjerat në shtetet e linjës së ashpër, si në Bashkimin Sovjetik dhe në shtetet e tjera të bllokut komunist.

Vijon në numrin pasardhës
Skema ruse për zhvillimin e plotë të Shqipërisë

Si u investua në infrastrukturën e vendit; financimet për portet e Vlorës dhe të Durrësit dhe akset e tjera rrugore

Sektori i bujqësisë ishte në gjendje primitive. Mungesa e investimeve dhe problemet që pati procesi i kolektivizimit në vendin tonë

Reportazhi special i gazetarit të “The New York Times”-it sjell edhe shumë detaje për punën dhe jetën në Shqipërinë e vitit 1957

Për më shumë, na ndiqni në numrin pasardhës

13 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›