Rusia, 7 milionë euro për fitoren
Kjo është shuma që do të marrë në total skuadra ruse si premio, në rast fitoreje me Suedinë, që do të sjellë automatikisht edhe kalimin në çerekfinalet e Euro 2008. Lajmin e jep gazeta ruse “Sbornoja”. Ky është edhe bonusi më i madh i dhënë ndonjëherë për skuadrën kombëtare gjatë një turneu të madh. Rusia humbi me Spanjën 4-1 dhe fitoi me Greqinë 2-1. Nëse ekipi i Gus Hidink do të arrijë në çerkefinale për çdo lojtar do të jepet një premio prej 300 mijë eurosh, nga 250 mijë që ishte caktuar përpara nisjes së Euro 2008.
Rusia duhet të mundë Suedinë për të avancuar në çerekfinale, ndërkohë që Suedisë i mjafton edhe një barazim. Dy skuadrat janë ndeshur midis tyre 23 herë. Suedia ka fituar shtatë herë, ndërsa Rusia tetë herë, ndërkohë që tetë takime janë mbyllur në barazim.
Suedia ka fituar dy nga katër takimet në Kampionatet Europiane, ndërsa Rusia vetëm një.
Ndeshja e tyre e fundit daton 14 vite më parë në Kupën e Botës 1994. Suedia mundi Rusinë 3-1 në fazën e grupeve. Henrik Larson luajti si zëvendësues në atë ndeshje. Gjithsesi, përplasja e tyre e fundit ishte një miqësore në vitin 2002, që mbaroi 1-1.
Rusia nuk ka kaluar dot fazën e grupeve në tre kampionatet e fundit në të cilat ajo ka qenë e pranishme: 1992, 1996, 2004. Rusia ka skuadrën më të re në Euro 2008. Mosha mesatare e saj është 26 vjeç e 83 ditë në ditën e hapjes së Euro 2008. Lojtarët e saj në total kanë 476 ndeshje ndërkombëtare, skuadra me më pak eksperiencë.
Gjithsesi Rusia ka një nga trajnerët më me eksperiencë. Gus Hidink është në turneun e pestë të madh, duke përfshirë Kampionatet Europiane dhe Kupën e Botës.
Suedia është skuadra më e vjetër në Euro 2008 me një mesatare prej 29 vjeç e 85 ditë. Ashtu si Hidink te Rusia, edhe trajneri suedez Lars Lagerbak është i pranishëm në turneun e tij të pestë të madh, përfshirë Kampionatet Europiane dhe Kupën e Botës.
Lagerbak do të drejtojë për herë të dhjetë në një ndeshje të Kampionatit Europian, një më pak se rekordi i vendosur nga gjermani Berti Vogts (1992-1996).
Me një total prej 1090 ndeshje ndërkombëtare të lojtarëve të saj, Suedia është një prej skuadrave më me eksperiencë në Euro 2008.
Greqi – Spanjë, faktet e sfidës
Greqia e Spanja do të takohen të mërkurën Salzburg në ditën e fundit për Grupin D. Greqia ka dalë jashtë loje në Euro 2008 dhe për më tepër e përfundon aventurën e në vendin e fundit në Grupin D. Nga ana tjetër Spanja e ka siguruar vendin e parë në këtë grup.
Greqia dhe Spanja janë takuar nëntë herë midis tyre: vetëm një fitore për Greqinë dhe gjashtë herë për Spanjën. E vetmja fitore e Greqisë ndaj Spanjës është ajo e në kualifikueset e Euro 2004, 1-0. Ata u takuan sërish në këtë finalet e Euro 2008, por ndeshja e dytë përfundoi 1-1. Ndeshja e tyre e fundit është një miqësore në gusht të vitit 2007. Spanja fitoi 3-2. David Vija është tani golashënuesi më mirë i Spanjës në Europiane më katër gola. Ai është gjithashtu golashënuesi më i mirë i Spanjës në renditjen e kombinuar Kampionat Europian-Kupë Bote me 7 gola.
18 Qershor 2008