Kuliçaj: Për 2008-n kemi zbuluar 170 dosje të vjetra
Viti 2008 ka rikthyer në vë
mendjen e tij hetimet për
215 krime të vjetra, ku është
bërë e mundur që më shumë se
gjysma e tyre të zbulohen. Departamenti
i hetimit të krimit në Policinë
e Shtetit, duke u dhënë një
rëndësi të veçantë krimeve të vjetra
dhe të pazbardhura, e ka
përqendruar punën e tij në këto
dosje, ku ndër to ka zbuluar 39
vrasje, që deri këtë vit kishin mbetur
pa autor. Shifrat janë publikuar
ditën e djeshme gjatë analizës së
Departamentit të Hetimit të Krimeve,
ku ka rënë në sy edhe ulja e
numrit të vrasjeve. Sipas të
dhënave zyrtare, gjatë vitit 2008
kanë rifilluar hetimet për 215
krime të vjetra nga të cilat është
bërë i mundur dokumentimi për
170 vepra penale, nga të cilat 39
vrasje. Vitin e kaluar kanë rifilluar
hetimet për 76 vrasje të vjetra dhe
janë zbuluar 30 prej tyre. Ndërkohë,
gjatë këtij viti, edhe numri i
vrasjeve ka qenë në ulje, duke mos
e kaluar numrin 100, siç po
ndodhte prej tre vitesh. Shifrat
zyrtare tregojnë se vrasje janë evidencuar
85 dhe zbuluar 70 ose
82.3%. "Gjithashtu, janë evidentuar
dhe 8 vrasje nga pakujdesia.
Janë arrestuar e ndaluar 77 autorë
vrasjesh dhe 2 janë shpallur në
kërkim. Gjatë të njëjtës periudhë
të vitit 2007 kanë ndodhur 103
vrasje dhe janë zbuluar 93", deklaroi
kreu i Hetimit të Krimeve,
Agron Kuliçaj.
Në fjalën e tij, zëvendësdrejtori
i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,
theksoi se "gjatë këtij viti Departamenti
për Hetimin e Krimeve ka
përballuar një volum pune të konsiderueshëm
duke bërë përpjekje
për të konsoliduar strukturën e re
të Policisë së Shtetit, implementuar
aktet nënligjore të dala në zbatim
të ligjit të Policisë së Shtetit, si
dhe për të përballuar situatën
kriminale e për të zbatuar detyrimet
e marra nga programi vjetor
i punës së Policisë së Shtetit për
vitin 2008". Sipas Kuliçajt, lufta
kundër krimit të organizuar mbetet
një nga prioritetet kryesore të
qeverisë, Ministrisë së Brendshme
dhe Policisë së Shtetit. Sipas tij,
Shqipëria vazhdon të arrijë sukses
me programin e saj për luftën
kundër krimit të organizuar, për
garantimin e një kontrolli efektiv
dhe sigurimin e territorit të saj.
Forcimi i ligjit dhe bashkëpunimit
kombëtar dhe ndërkombëtar, ka
ndihmuar në sigurimin e kufijve,
në reduktimin e krimit të organizuar
dhe të llojeve të ndryshme te
trafikimit.
Ndërsa prokurori i Krimeve të
Rënda, Olsi Çela, në fjalën e tij
vlerësoi punën e bërë nga Departamenti
për Hetimin e Krimeve.
"Jam shumë i impresionuar nga
puna e bërë gjatë këtij viti në
luftën kundër krimit të organizuar.
Për herë të parë po njihem me
statistikat e policisë italiane, të cilët
tregojnë se trafiku i drogës nga
Shqipëria në Itali është minimizuar,
falë punës profesionale të
specialistëve të Policisë së Shtetit,"
pohoi prokurori Çela. Gjithashtu,
prokurori i Krimeve të Rënda nënvizoi
bashkëpunimin shumë të
mirë të policisë me prokurorinë që
ai drejton në luftën kundër trafikut
të drogës, trafikut të armëve etj.
"Duhet theksuar se bashkëpunimi
Prokurori e Krimeve të Rënda
dhe polici ka qenë shumë i suksesshëm,
duke përfunduar me
sukses një numër të madh operacionesh.
Ky bashkëpunim duhet
të shtrihet edhe me agjenci të tjera
të zbatimit të ligjit. Ndërkohë që
përdorimi me sukses i metodave
speciale të hetimit tregon profesionalizmin
e strukturave të policisë",
tha Çela.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë
së Shtetit vlerësoi punën e bërë
nga Departamenti i Hetimit të Krimeve,
pasi ky departament është
një nga më të rëndësishmit e Policisë
së Shtetit. "Ju vlerësoj për rezultatet,
por ne kemi edhe shumë
për të bërë. Përveç goditjes së grupeve
kriminale, ne duhet të
punojmë më shumë në identifikimin
dhe sekuestrimin e
pronave të vëna si pasojë e aktiviteteve
kriminale. Nuk duhet të
tolerojmë që disa persona kanë
vënë pasuritë e tyre si pasojë e aktivitetit
kriminal para disa vitesh
dhe sot i gëzojnë ato sikur t‘i kishin
të ligjshme. Ne duhet të punojmë
më shumë për t‘i identifikuar dhe
më pas për t‘i proceduar përpara
ligjit këta persona", pohoi drejtori
i Përgjithshëm i Policisë.
mendjen e tij hetimet për
215 krime të vjetra, ku është
bërë e mundur që më shumë se
gjysma e tyre të zbulohen. Departamenti
i hetimit të krimit në Policinë
e Shtetit, duke u dhënë një
rëndësi të veçantë krimeve të vjetra
dhe të pazbardhura, e ka
përqendruar punën e tij në këto
dosje, ku ndër to ka zbuluar 39
vrasje, që deri këtë vit kishin mbetur
pa autor. Shifrat janë publikuar
ditën e djeshme gjatë analizës së
Departamentit të Hetimit të Krimeve,
ku ka rënë në sy edhe ulja e
numrit të vrasjeve. Sipas të
dhënave zyrtare, gjatë vitit 2008
kanë rifilluar hetimet për 215
krime të vjetra nga të cilat është
bërë i mundur dokumentimi për
170 vepra penale, nga të cilat 39
vrasje. Vitin e kaluar kanë rifilluar
hetimet për 76 vrasje të vjetra dhe
janë zbuluar 30 prej tyre. Ndërkohë,
gjatë këtij viti, edhe numri i
vrasjeve ka qenë në ulje, duke mos
e kaluar numrin 100, siç po
ndodhte prej tre vitesh. Shifrat
zyrtare tregojnë se vrasje janë evidencuar
85 dhe zbuluar 70 ose
82.3%. "Gjithashtu, janë evidentuar
dhe 8 vrasje nga pakujdesia.
Janë arrestuar e ndaluar 77 autorë
vrasjesh dhe 2 janë shpallur në
kërkim. Gjatë të njëjtës periudhë
të vitit 2007 kanë ndodhur 103
vrasje dhe janë zbuluar 93", deklaroi
kreu i Hetimit të Krimeve,
Agron Kuliçaj.
Në fjalën e tij, zëvendësdrejtori
i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,
theksoi se "gjatë këtij viti Departamenti
për Hetimin e Krimeve ka
përballuar një volum pune të konsiderueshëm
duke bërë përpjekje
për të konsoliduar strukturën e re
të Policisë së Shtetit, implementuar
aktet nënligjore të dala në zbatim
të ligjit të Policisë së Shtetit, si
dhe për të përballuar situatën
kriminale e për të zbatuar detyrimet
e marra nga programi vjetor
i punës së Policisë së Shtetit për
vitin 2008". Sipas Kuliçajt, lufta
kundër krimit të organizuar mbetet
një nga prioritetet kryesore të
qeverisë, Ministrisë së Brendshme
dhe Policisë së Shtetit. Sipas tij,
Shqipëria vazhdon të arrijë sukses
me programin e saj për luftën
kundër krimit të organizuar, për
garantimin e një kontrolli efektiv
dhe sigurimin e territorit të saj.
Forcimi i ligjit dhe bashkëpunimit
kombëtar dhe ndërkombëtar, ka
ndihmuar në sigurimin e kufijve,
në reduktimin e krimit të organizuar
dhe të llojeve të ndryshme te
trafikimit.
Ndërsa prokurori i Krimeve të
Rënda, Olsi Çela, në fjalën e tij
vlerësoi punën e bërë nga Departamenti
për Hetimin e Krimeve.
"Jam shumë i impresionuar nga
puna e bërë gjatë këtij viti në
luftën kundër krimit të organizuar.
Për herë të parë po njihem me
statistikat e policisë italiane, të cilët
tregojnë se trafiku i drogës nga
Shqipëria në Itali është minimizuar,
falë punës profesionale të
specialistëve të Policisë së Shtetit,"
pohoi prokurori Çela. Gjithashtu,
prokurori i Krimeve të Rënda nënvizoi
bashkëpunimin shumë të
mirë të policisë me prokurorinë që
ai drejton në luftën kundër trafikut
të drogës, trafikut të armëve etj.
"Duhet theksuar se bashkëpunimi
Prokurori e Krimeve të Rënda
dhe polici ka qenë shumë i suksesshëm,
duke përfunduar me
sukses një numër të madh operacionesh.
Ky bashkëpunim duhet
të shtrihet edhe me agjenci të tjera
të zbatimit të ligjit. Ndërkohë që
përdorimi me sukses i metodave
speciale të hetimit tregon profesionalizmin
e strukturave të policisë",
tha Çela.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë
së Shtetit vlerësoi punën e bërë
nga Departamenti i Hetimit të Krimeve,
pasi ky departament është
një nga më të rëndësishmit e Policisë
së Shtetit. "Ju vlerësoj për rezultatet,
por ne kemi edhe shumë
për të bërë. Përveç goditjes së grupeve
kriminale, ne duhet të
punojmë më shumë në identifikimin
dhe sekuestrimin e
pronave të vëna si pasojë e aktiviteteve
kriminale. Nuk duhet të
tolerojmë që disa persona kanë
vënë pasuritë e tyre si pasojë e aktivitetit
kriminal para disa vitesh
dhe sot i gëzojnë ato sikur t‘i kishin
të ligjshme. Ne duhet të punojmë
më shumë për t‘i identifikuar dhe
më pas për t‘i proceduar përpara
ligjit këta persona", pohoi drejtori
i Përgjithshëm i Policisë.