Ellis Rusvelti dhe gruaja amerikane e fillimit të shekullit XX
Sido që shumica e grave amerikane
ishin të kënaqura me rolin e tyre
tradicional si "zonja shtëpie", në
fillimin e shekullit XX, atmosfera
filloi të ndryshonte.
U ndje njëfarë "invazioni" i gruas në
vendet e punës ku më parë punonin
meshkujt. Hyrja e gruas, kryesisht në
punë zyre, nuk u prit keq nga burrat. Pavarësisht
se ata do të preferonin një grua
të ndrojtur, një femër që skuqej kur fliste,
përsëri prania femërore nëpër zyra nuk i
bëri ata të ndiheshin keq. Hapjen e disa
vendeve pune të përshtatshme për
natyrën e gruas, e ndihmoi edhe shpikja e
makinës së shkrimit. Gratë zunë vendin e
ish- sekretarëve burra. Shumë nga ata që
e kishin bërë pa qejf më parë këtë punë,
ua lëshuan vendin grave me kënaqësi,
duke u shkëputur nga makina e mërzitshme.
Ndërsa në vitin 1870, në të gjithë
Amerikën kishte vetëm shtatë
stenografistë, në vitin 1900 kishte më
shumë se 100000 gra sekretare që punonin
në makina shkrimi. Hyrja e gruas në
punë zyre ishte më tepër se një burim të
ardhurash për të, apo familjen e saj. Për
vajzën beqare, ishte një mundësi më
shumë për të takuar bashkëshortin e
ardhshëm.
Dëshira për të punuar jashtë mureve
të shtëpisë pushtoi edhe gruan e martuar
e nënën e fëmijëve. Zakonisht gratë e
fillimit të shekullit, me t‘u ekspozuar në
ambientin e jashtëm, hynin në klubet e
grave. Këto klube, grupe shoqërore, apo
organizata grash, kishin qëllime bamirësie.
Ato ndihmonin të varfrit, por nga
ana tjetër, ndihmonin edhe vetë gruan për
të përmirësuar imazhin dhe pasuruar personalitetin
e saj.
Nga fundi i dekadës së parë të shekullit
XX, pothuaj 1 milion gra amerikane ishin
anëtare të klubeve të tilla. Shumë gra u
përfshijnë në lëvizjen për të drejtat e tyre.
Një diçka tjetër për t‘u shënuar është
se gratë e kësaj periudhe i jepnin rëndësi
pamjes së tyre të jashtme, ishin në kërkim
të modelit të tyre, që kishte qenë ende i
papërcaktuar deri sa u shfaq si model vizioni
i dhënë nga piktori artist, Charles
Dana Gibson, në revistën "Life". Brenda
një nate, modeli i femrës që dha piktori, u
bë idhulli i femrës amerikane: Më në fund,
ai model kishte qenë vajza amerikane që
kërkonin!
Gratë filluan të visheshin si vizioni i
skicuar në revistë dhe rregullonin flokët si
ajo. Por modeli i gjallë për to u bë vajza e
Presidentit Teodor Ruzvelt. Në qoftë se
Presidenti vetë ishte cilësuar si burri i dekadës,
e bija e tij, Ellis, u bë vajza më e
admiruar e dhjetë vjetëve të parë të shekullit
XX. Ellis Ruzvelt ishte 17 vjeçe, kur i
ati u bë President i SHBA-së. Ajo ishte një
vajzë shumë e bukur dhe për më tepër
dukej sikur kishte trupëzuar të gjitha tiparet
e modelit të gruas që kishte dhënë
piktori Gibson. Ellis ishte shumë aktive.
Ajo nuk kishte asgjë të përbashkët me
amerikanen shtëpiake të trashëguar nga
shekulli i mëparshëm. Për Ellis, kjo lidhje
nuk kishte ekzistuar kurrë. I ati, Presidenti
Ruzvelt, thoshte me humor: "Unë nuk
mund të jem edhe President i SHBA-së
dhe njëkohësisht të kem time bijë nën
kontroll. Do të ishte krejt e pamundur të
bëheshin të dyja". Gazeta franceze "Des
Batess" e Parisit shkruante se në 15 muaj,
Ellis Ruzvelt kishte marrë pjesë në 407
darka, 350 ballo dhe 300 festime të ndryshme.
"Ajo mund të kërcejë deri në mëngjes
me të, që nuk do ta besonte kurrë se do t‘i
bëhej ky nder, duke zhgënjyer të tjerë, të
cilët mendonin se vallëzimin me të e kishin
të sigurt".
E gjithë Amerika ishte në dashuri me
vajzën e Presidentit Teodor Ruzvelt. Gratë
u vinin emrin e saj foshnjave që lindnin,
të rejat imitonin Ellis në të veshur. Kudo
që Ellis shkonte, i këndonin këngën e ngritur
posaçërisht për të, "Ku je Ellis?". Evropa
mbante frymën pas saj në çdo udhëtim
që ajo bënte. Ellis i vinin dhurata nga e
gjithë bota. Kajzeri i Gjermanisë i dërgoi
një byzylyk floriri, perandoresha e Kinës
një qenush të vogël. Revista franceze
"Femina" e vinte fotografinë e saj bashkë
me atë të princeshave e të princërve të
ligjshëm të Evropës. Për të bërë të mundur
pjesëmarrjen e saj në kurorëzimin e
mbretit Eduardi VII në Westminster Aby,
qeveria britanike i dha status mbretëror.
Sulltani i propozoi për martesë, duke
dashur ta bëjë gruan e shtatë të haremit.
Por sigurisht, princesha amerikane, nuk
pranoi. Në të kundërtën, ajo lajmëroi
fejesën e saj me një kongresmen të
Ohajos, Nicholas Longworth.
Dita e dasmës së saj ishte ngjarja më e
jashtëzakonshme për vajzat, gratë amerikane
dhe të gjithë adhuruesit e Ellis Ruzveltit
në botë.