Rise Uitherspun: Jeta ime me aromë "Avon"
Kur e bukura
bëhet njësh
me të mirën,
nuk ekziston
asgjë që të
mund të kra
hasohet me
të. Një kombinim
të tillë e gjejmë rrallë, por kur
e gjejmë, nuk e lemë që të na ikë.
"Avon" është shumë e lidhur me të
bukurën, por njëherazi edhe me të
mirën, me të dobishmen dhe mbi të
gjitha me ofrimin e ndihmës. Për
"Avon", të jesh e bukur, është vetëm
njëra pjesë e medaljes. Të jesh
njëherazi e bukur dhe e mirë, është
plotësia vetë. E tillë është edhe një
nga aktoret më të famshme amerikane,
"ligjërisht biondja" Rise Uitherspun,
e cila, një pjesë të mirë të kohës
ia kushton edhe kompanisë
"Avon" dhe mbi të gjitha projekteve
të saj të bamirësisë në botë, në
mënyrë që femrat të mos jenë
vetëm të bukura, por edhe të shëndetshme,
dinjitoze. Ajo është
emëruar ambasadore botërore e
fondacionit "Avon", puna e të cilit
është përqendruar në parandalimin
dhe kurimin e kancerit të gjirit,
dhunës në familje, kryesisht
dhunën e ushtruar ndaj grave, apo
në nisma të tjetra shpëtimtare e
bamirësie. Ajo është femra që do të
përçojë në botë kualitetin e një emri
tashmë legjendar: bukurinë dhe
mirësinë e "Avon". Për aktoren
bukuroshe, "Avon" që ajo tashmë
përfaqëson, është shumë më tepër
se një ikonë klasi dhe bukurie, ajo
është një kompani që njihet në
mbarë botën si një kalorëse e
kryqëzatës në mbrojtje të femrës,
bukurisë, por edhe shëndetit dhe të
drejtave të saj. "Unë ndihem
krenare që më është ngarkuar një
përgjegjësi e tillë dhe ndjej një
detyrim të madh moral që ta përcjell
pozitivisht dhe me shumë entuziazëm
të gjithë përvojën e madhe që
mbart me vete një fondacion si
‘Avon‘ në fushën e bukurisë dhe të
të drejtave të femrës". Sipas aktores,
"Avon" ka sjellë ndryshime jo
të vogla në komunitetet ku ka operuar
dhe bërë biznes, duke u dhënë
shumë mundësi ndryshimi e
përmirësimi grave në vende të
botës. Fondacioni "Avon" është
themeluar në vitin 1955, me një mision
të qartë: përmirësimin e cilësisë
së jetës së grave dhe familjeve
të tyre. Sot, pikë së pari, ky mision
realizohet përmes gjetjes dhe
përhapjes së mënyrave për
shmangien e kancerit të gjirit dhe
financimin e studimeve për gjetjen
e mjekimeve për të, si dhe denoncimin
e dhunës në familje dhe mbi
të gjitha, marrjen në mbrojtje të
femrave të dhunuara. Këtë objektiv
të fundit "Avon" e realizon edhe
përmes edukimit, shërbimeve të
drejtpërdrejta dhe programeve
parandaluese.
bëhet njësh
me të mirën,
nuk ekziston
asgjë që të
mund të kra
hasohet me
të. Një kombinim
të tillë e gjejmë rrallë, por kur
e gjejmë, nuk e lemë që të na ikë.
"Avon" është shumë e lidhur me të
bukurën, por njëherazi edhe me të
mirën, me të dobishmen dhe mbi të
gjitha me ofrimin e ndihmës. Për
"Avon", të jesh e bukur, është vetëm
njëra pjesë e medaljes. Të jesh
njëherazi e bukur dhe e mirë, është
plotësia vetë. E tillë është edhe një
nga aktoret më të famshme amerikane,
"ligjërisht biondja" Rise Uitherspun,
e cila, një pjesë të mirë të kohës
ia kushton edhe kompanisë
"Avon" dhe mbi të gjitha projekteve
të saj të bamirësisë në botë, në
mënyrë që femrat të mos jenë
vetëm të bukura, por edhe të shëndetshme,
dinjitoze. Ajo është
emëruar ambasadore botërore e
fondacionit "Avon", puna e të cilit
është përqendruar në parandalimin
dhe kurimin e kancerit të gjirit,
dhunës në familje, kryesisht
dhunën e ushtruar ndaj grave, apo
në nisma të tjetra shpëtimtare e
bamirësie. Ajo është femra që do të
përçojë në botë kualitetin e një emri
tashmë legjendar: bukurinë dhe
mirësinë e "Avon". Për aktoren
bukuroshe, "Avon" që ajo tashmë
përfaqëson, është shumë më tepër
se një ikonë klasi dhe bukurie, ajo
është një kompani që njihet në
mbarë botën si një kalorëse e
kryqëzatës në mbrojtje të femrës,
bukurisë, por edhe shëndetit dhe të
drejtave të saj. "Unë ndihem
krenare që më është ngarkuar një
përgjegjësi e tillë dhe ndjej një
detyrim të madh moral që ta përcjell
pozitivisht dhe me shumë entuziazëm
të gjithë përvojën e madhe që
mbart me vete një fondacion si
‘Avon‘ në fushën e bukurisë dhe të
të drejtave të femrës". Sipas aktores,
"Avon" ka sjellë ndryshime jo
të vogla në komunitetet ku ka operuar
dhe bërë biznes, duke u dhënë
shumë mundësi ndryshimi e
përmirësimi grave në vende të
botës. Fondacioni "Avon" është
themeluar në vitin 1955, me një mision
të qartë: përmirësimin e cilësisë
së jetës së grave dhe familjeve
të tyre. Sot, pikë së pari, ky mision
realizohet përmes gjetjes dhe
përhapjes së mënyrave për
shmangien e kancerit të gjirit dhe
financimin e studimeve për gjetjen
e mjekimeve për të, si dhe denoncimin
e dhunës në familje dhe mbi
të gjitha, marrjen në mbrojtje të
femrave të dhunuara. Këtë objektiv
të fundit "Avon" e realizon edhe
përmes edukimit, shërbimeve të
drejtpërdrejta dhe programeve
parandaluese.