Rusia, alarmohet nga veprimet e Gjeorgjisë në Osetinë Jugore
Kreu i agjencisë ruse të zbulimit ushtarak, Aleksandër Shlyakturov paralajmëroi në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve, se Gjeorgjia mund të sulmojë përsëri krahinën autonome të Osetisë Jugore. Sipas Shlyakturov gjendja në Osetinë Jugore vazhdon të jetë e tensionuar. Ai u shpreh se autoritetet gjeorgjiane po bëjnë të gjitha përpjekjet për t'i rikthyer Osetinë Jugore dhe Abkazinë nën juridiksionin e Gjeorgjisë.
Dy rajonet u shkëputën nga Tbilisi me mbështetje nga Moska. Rusia i njeh ato si të pavarura, por pjesa më e madhe e botës i konsideron ato territor gjeorgjian.
Shkyakturovi e cilësoi politikën e Gjeorgjisë ndaj këtyre rajoneve si të paparashikueshme dhe u shpreh se qeveria e saj mund të konsiderojë përdorimin e forcës për të shtypur republikat separatiste, siç bëri në gusht të vitit të kaluar.