Rusia dhe Ukraina, Ok për gazin
Rusia dhe Ukraina
kanë nënshkruar
më në fund një marrëveshje
10- vjeçare për
gazin, që pritet t‘i japë
fund kontradiktës mes
të dyja vendeve. Rusia,
pas kësaj marrëveshjeje,
do të nisë menjëherë
shpërndarjen e gazit
për në Evropë, pas më
shumë se një jave ndërprerje,
gjatë së cilës
miliona evropianë kanë
qenë pa ngrohje dhe
shumë uzina pa punë.
Kryeministrja ukrainase,
Timoshenko u shpreh
se transiti i gazit nga
Ukraina në Evropë do të
nisë sapo lënda djegëse
të ketë mbërritur në
Ukrainë. Vendimi është
marrë pas një takimi të
Kryeministres në Moskë
me Kryeministrin rus
Putin. Në një konferencë
të përbashkët për shtyp,
Putin u shpreh se
sipas tij, problemi ishte
zgjidhur. Sipas specialistëve,
transporti i gazit
mund të dojë 36 orë për
të kaluar Ukrainën e për
të mbërritur te konsumatorët
evropianë.
Timoshenko shkoi dje
në Moskë për një takim
me Putinin, pasi kompanitë
e gazit të të
dyja vendeve përfunduan
edhe pikat e marrëveshjes
që u nënshkrua
në Moskë. Sipas
kësaj marrëveshjeje,
Ukraina do të nisë të
paguajë për gazin rus
me monedhë evropiane
në vitin 2010. Në vitin në
vazhdim, Ukraina do të
paguajë vetëm 20 për
qind të shumës. Shumë
detaje të marrëveshjes
kanë qenë të turbullta,
por ajo çka dihet është
se Presidenti i vendit,
Jushçenko, nuk ka qenë
dakord me shumë pika
të saj dhe me vetë firmosjen
e Timoshenkos.
Sipas zyrës së Presidentit
të Ukrainës, duket
se Putin dhe Kryeministrja
Timoshenko duket
se janë sërish në marrëdhënie
të mira. Bashkimi
Evropian, që ka
ndjekur me vëmendje
situatën, është pro marrëveshjes,
por ka deklaruar
se do të donte që
këtë herë, të dyja palët
të tregoheshin të
përgjegjshme në lidhje
me furnizimin me gaz
dhe më në fund të mbanin
fjalën e dhënë.
kanë nënshkruar
më në fund një marrëveshje
10- vjeçare për
gazin, që pritet t‘i japë
fund kontradiktës mes
të dyja vendeve. Rusia,
pas kësaj marrëveshjeje,
do të nisë menjëherë
shpërndarjen e gazit
për në Evropë, pas më
shumë se një jave ndërprerje,
gjatë së cilës
miliona evropianë kanë
qenë pa ngrohje dhe
shumë uzina pa punë.
Kryeministrja ukrainase,
Timoshenko u shpreh
se transiti i gazit nga
Ukraina në Evropë do të
nisë sapo lënda djegëse
të ketë mbërritur në
Ukrainë. Vendimi është
marrë pas një takimi të
Kryeministres në Moskë
me Kryeministrin rus
Putin. Në një konferencë
të përbashkët për shtyp,
Putin u shpreh se
sipas tij, problemi ishte
zgjidhur. Sipas specialistëve,
transporti i gazit
mund të dojë 36 orë për
të kaluar Ukrainën e për
të mbërritur te konsumatorët
evropianë.
Timoshenko shkoi dje
në Moskë për një takim
me Putinin, pasi kompanitë
e gazit të të
dyja vendeve përfunduan
edhe pikat e marrëveshjes
që u nënshkrua
në Moskë. Sipas
kësaj marrëveshjeje,
Ukraina do të nisë të
paguajë për gazin rus
me monedhë evropiane
në vitin 2010. Në vitin në
vazhdim, Ukraina do të
paguajë vetëm 20 për
qind të shumës. Shumë
detaje të marrëveshjes
kanë qenë të turbullta,
por ajo çka dihet është
se Presidenti i vendit,
Jushçenko, nuk ka qenë
dakord me shumë pika
të saj dhe me vetë firmosjen
e Timoshenkos.
Sipas zyrës së Presidentit
të Ukrainës, duket
se Putin dhe Kryeministrja
Timoshenko duket
se janë sërish në marrëdhënie
të mira. Bashkimi
Evropian, që ka
ndjekur me vëmendje
situatën, është pro marrëveshjes,
por ka deklaruar
se do të donte që
këtë herë, të dyja palët
të tregoheshin të
përgjegjshme në lidhje
me furnizimin me gaz
dhe më në fund të mbanin
fjalën e dhënë.