E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Të dashura bijat e mia Malia dhe Sasha..."

E di që të dyja jeni zbavitur shumë
këto dy vitet e fundit gjatë fush
atës sime zgjedhore, duke mar
rë pjesë në parada, piknikë apo
panaire, duke provuar ushqime të ndryshme,
madje nga ato që i quajmë "të dëmshme"
e që në raste të tjera mamaja dhe
unë nuk do t‘ua kishim lënë t‘i provonit.
Por unë di edhe që pikërisht këto dy vjet
nuk kanë qenë aq të lehta si për ju, ashtu
edhe për mamin dhe kjo për atë kohë që
na është dashur të qëndrojmë larg njëritjetrit.
Vetëm unë e di sa më keni munguar
gjatë kësaj kohe dhe sot dëshiroj t‘ju
them dy fjalë më shumë për arsyet që më
shtynë të vendos të rrugëtoj drejt Shtëpisë
së Bardhë së bashku me familjen
time.
Kur isha i ri, mendoja se jeta dhe
gjithçka sillej rreth meje ishte se si të bëja
përpara, si të kisha sukses dhe të merrja
atë që dëshiroja. Por pikërisht atëherë ju
të dyja erdhët në botën time me gjithë
kuriozitetin, çapkënllëqet dhe
buzëqeshjet e mrekullueshme që kanë
mbushur dhe mbushin çdo ditë jetën
time plot dritë. Befas gjithë planet e mia
të mëdha për veten nuk dukeshin më aq
të rëndësishme si më parë. Zbulova se
lumturia dhe gëzimi më i madh në jetë
ishte të shihja gëzimin në sytë tuaj. Pak
nga pak kuptova se jeta ime nuk do të
kishte ndonjë vlerë, nëse nuk do t‘ju siguroja
të gjitha mundësitë për të qenë të
lumtura e të plotësuara. Në fund të fundit,
vajza, kjo është edhe arsyeja që vendosa
të kandidoja për President: për atë
çka dua në këtë jetë për juve dhe të gjithë
fëmijët e tjerë të këtij vendi. Dua që fëmijët
tanë të shkojnë në shkolla të denja
për aftësitë e tyre, në shkolla ku të përballen
me sfida, shkolla frymëzuese që
nxisin për të zbuluar botën që na rrethon.
Dua që këta fëmijë të kenë shansin të
shkojnë në universitet, edhe nëse
prindërit e tyre nuk kanë shumë para dhe
më pas dua që kur të rriten, këta fëmijë
të kenë ku të punojnë dhe të paguhen
mirë për të pasur mundësi që ata më pas
t‘u krijojnë kushte të mira fëmijëve të tyre
dhe mbi të gjitha të kenë kohë për të qenë
pranë tyre. Punë që të japin kënaqësi dhe
të pajisin me një pension që të lejon të
jetosh me dinjitet. Dua që të çojmë më
tej kufijtë e dijes, që të jetoni në një botë
me teknologji të reja që e përmirësojnë
ekzistencën dhe e bëjnë planetin më të
pastër dhe më të sigurt. Dhe unë dua që
të shkojmë përtej gjërave që na ndajnë,
si raca apo feja, gjinia apo gjeografia, për
të qenë bashkë dhe për të marrë më të
mirën nga njëri-tjetri.
Ndonjëherë na duhet të dërgojmë
djemtë e vajzat tona të reja në luftëra dhe
situata të tjera të rrezikshme për të mbrojtur
vendin, por në një rast të tillë dua që të
sigurohem se kjo ndodh për një arsye
shumë të madhe dhe pas përpjekjes për
të zgjidhur problemet përmes dialogut
dhe diplomacisë dhe në këtë rast do të bëja
gjithë sa është e mundur për t‘i mbajtur të
sigurta trupat tona. Dua që çdo fëmijë të
kuptojë se idealet për të cilat këta burra e
gra luftojnë nuk jepen falas dhe se me
privilegjin e të qenit qytetar i këtij kombi
të madh, vjen pashmangshëm edhe
përgjegjësia e madhe. Ky është mësimi që
më dha gjyshja juaj, të dashura vajza, kur
kisha moshën tuaj, duke më lexuar rreshtat
e Deklaratës së Pavarësisë e duke më
treguar për burrat e gratë që kanë luftuar
për barazi, sepse ata kishin bindjen se
fjalët e asaj deklarate ishin të shenjta. Ajo
më ndihmoi të kuptoj se Amerika është më
e madhe, jo sepse është e përsosur, por
sepse gjithmonë të jep mundësinë për ta
përmirësuar dhe se barra e përfundimit
të punës për perfeksionimin e saj bie mbi
secilin prej nesh. Është një barrë që e
përcjellim brez pas brezi, duke iu afruar
gjithnjë e më tepër ideales, pra idesë për
atë çka duhet të jetë Amerika. Shpresoj që
edhe ju të dyja do ta vazhdoni këtë mision,
për ndreqjen e asaj që është e gabuar,
për dhënien e të tjerëve të shanseve që ju
i patët dhe ata jo. Dhe këtë ta bëni jo për
detyrim ndaj familjes dhe vendit që ju
kanë dhënë kaq shumë, por si një detyrim
ndaj vetvetes, sepse vetëm kur merr një
barrë të madhe përsipër, del më në pah
edhe potenciali yt. Këto janë gjërat që do
të doja prej jush: të rriteni duke mos u vënë
kufij ëndrrave dhe mendimit se ka gjëra
që nuk mund t‘i arrini; të rriteni e të
shndërroheni në gra me zemër të madhe e
të dedikuara, që do të kontribuojnë në
ndërtimin e botës së idealeve. Unë dua që
çdo fëmijë të ketë një shans të tillë për të
mësuar, për të ëndërruar dhe për t‘u rritur.
Kjo është arsyeja që vendosa ta marr me
vete familjen në këtë udhëtim që nisi 2 vjet
më parë, në këtë aventurë të madhe.
Jam shumë krenar për ju të dyja. Ju
dua më shumë nga sa mund ta imagjinoni
ndonjëherë dhe ju jam mirënjohës për
durimin e treguar çdo ditë, për
buzëqeshjet, humorin, hirin që na jepni
ndërsa po përgatitemi të nisim një jetë të
re së bashku në Shtëpinë e Bardhë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›